Tabloidi gjerman “Bild” i ka bërë Shqipërisë një superpromovim ndërkombëtar mediatik. “Bild” e rendit Shqipërinë në krye të listës së destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti.
Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale artikullin e revistës gjermane.
“Superpromovim ndërkombëtar mediatik nga tabloidi gjerman “Bild” që na rendit në krye të listës së destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti”, shkruan Rama.
“356 mijë vizitorë nga Gjermania kanë udhëtuar drejt Shqipërisë deri në nëntor, ndërsa po përgatitemi që gjatë muajit mars të prezantohemi si fytyra e ITB Berlin 2025, panairit më të madh në botë për turizmin”, vijon Rama.
Shqipëria ka marrë ftesën për të qenë vendi i nderit për vitin 2025, si një promovim i jashtëzakonshëm global për Shqipërinë Turistike. Puna ka filluar që në korrik të vitit 2023, sepse kërkon përgatitje shumë të gjatë, është një program 1 vjeçar, i cili ka nisur që në mars 2024.
International Travel Trade Show (ITB) është ekspozita kryesore tregtare në botë e udhëtimeve dhe ofron një mundësi unike për të mësuar rreth vendeve dhe rajoneve të ndryshme në të gjithë globin të mbledhura në një vend të vetëm.
Revista në artikullin e saj ka në fokus rivierën shqiptare, si një risi që po shkëlqen në Mesdhe.
“Shqipëria nuk është më një këshillë sekrete, por në vitin 2025 do të bëhet një destinacion trend për të apasionuarit pas diellit dhe plazhit. Në Rivierën Shqiptare të tërheqin uji i kristaltë, gjiret e vogla dhe fshatrat bregdetare plot hijeshi si Ksamil dhe Himara. Ndryshe nga rajonet e mbipopulluara të Mesdheut, këtu mund të gjesh plazhe të qeta dhe të shijosh natyrën”, shkruan në hyrje të artikullit të saj revista “Bild”.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.1%
-
Normal
19.4%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 3295
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Zaloshnja: Juglindja është bërë alternativa joverore e Jugperëndimit, por…
5 Janar, 13:00
-
Zjarr te Mitropolia Ortodokse në Gjirokastër, flakët e shkaktuara nga qirinjtë e besimtarëve djegin vendin e lutjeve (VIDEO)
5 Janar, 11:55
-
Gjirokastër/ Zjarri përfshin banesën në lagjen 'Palorto', shkak dyshohen skorjet e oxhakut të papastruar prej vitesh
4 Janar, 20:51
-
Pamjet e Tiranës gjatë ndërrimit të viteve bëhen virale në mediat ndërkombëtare
2 Janar, 18:52
-
I riu përplas me makinë këmbësorin 81-vjeçar në aksin Këlcyrë-Përmet, aksidenti shkakton trafik të rënduar (EMRAT)
2 Janar, 14:34
-
Gjirokastër/ Lazaratasi i dehur përplas makinën e policit jashtë shërbimit, arrestohet 34-vjeçari pas aksidentit
2 Janar, 11:33
-
‘Travel Pug’: 15 fshatra bregdetare në Shqipëri perfekte për adhuruesit e plazhit
1 Janar, 14:33
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Dhunohen 30 varre në fshatin Kutal të Përmetit! Banorët njoftojnë policinë, kërkojnë ndëshkimin e autorëve
30 Dhjetor 2024, 15:36
-
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Shoferi humb kontrollin e makinës, përfundon në lumin Drino
30 Dhjetor 2024, 12:15
-
Spahiu: 'Shqipëria turistike' fenomeni i 2024, 10 vjet më parë disa qytete natën kishin vetëm qen dhe mace, zero turistë!
29 Dhjetor 2024, 19:01