Bileta treni 1.5 - 2€/ Hapet tenderi për linjat hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës

“Dhjetë kompani të huaja kanë afat deri më 15 shkurt 2020  që të paraqesin projektet e tyre për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë – Durrës. Kjo hekurudhë do t’ju vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve që do të preferojnë të udhëtojnë me tren pasi do të shkurtohet edhe distanca. Ndërkohë tarifat paraprake të cilat janë bërë të ditura nga Ministria e Infrastrukturës mendohet të jenë nga 1.5 deri në 2 euro. Kjo mbetet një shifër paraprake pasi mund të ketë edhe diskutime pas nënshkrimit të kontratës me fituesin”.

Tenderi është hapur një ditë më parë dhe i gjithë investimi që do të bëhet me fonde të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në bashkëpunim me shtetin shqiptarë, parashikohet të arrijë në total 90.5 milionë euro. Zëvendësministri i Infrastrukturës Artan Shkreli ka zbardhur edhe disa nga detajet e reja të gjithë këtij projekti ku parashikohet edhe ndërtimi i një hekurudhe të re.

“Dhe një zgjatim i ri i cili nuk ekziston sot që është nga qafa e Kasharit deri në Rinas, që do të ndërtohet linjë e re hekurudhore. Tani konkurrojnë 10 firma nga 25 firma që konkurruan në fazën para kualifikuese. Do të duhen 20 muaj për përfundimin e hekurudhës dhe 4 muaj për kolaudimin e saj”

Ndryshe nga rastet e tjera projekti për rehabilitimin e hekurudhës dhe ndërtimin e hekurudhës së re, kompania fituese do të jetë përgjegjëse për çdo problem që mund të lind më pas, qoftë për kosto shtesë, qoftë për detaje teknike.

“Pra një kontratë yellow philip book, ku është kontraktori ai që është përgjegjës për projektin dhe çdo lloj variacioni në projekt. Pra ne japim qëllimin dhe standardet, dhe krejt përgjegjës për të papriturat apo kostot shtesë, nuk merren në konsideratë nga shteti por nga kompania fituese”.

Po ashtu Shkreli ka deklaruar se po punohet edhe për elektrifikimin e hekurudhës që do të kërkojë edhe një fond shtesë.

“Do rishohim termat për elektrifikimin e kësaj hekurudhe që do të thotë pak a shumë një shtesë nga 9/10 milionë euro mbi projektin ekzistues e cila do të jetë e bashkuar me rrjetin hekurudhor shqiptare do të punojë qoftë në dissel qoftë me elektrik në varësi të trenave që do të kalojnë".

Pas mbylljes së garës Ministria e Infrastrukturës dhe BERZH do të shqyrtojnë ofertat dhe projektet e kompanive dhe pas 60 ditësh do shpallin fituesin. Rehabilitimi i hekurudhës ishte parashikuar të përfundonte në vitin 2021 por që tashmë pritet të mbyllet në fund të 2022. Në fazën e parë të tenderimit që është kryer më 15 maj 2019 ku kanë marrë pjesë 25 kompani, ndërkombëtare por edhe konsorcium (kompani të huaja dhe shqiptar).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 01/11/2019 19:03

    Shkreli qefliu i PPP bashke me Gjiknurin , Ahmwtajn dhe Beqajn. Kur dhate programin ekonomik oara zgjedhesve nuk kishte PPP dhe vendoset me vone me logjiken punet e mira dhe me cilesi behen shume here me te shtrnjta. Ju zente haka e popullit fukara or rilindas

    Përgjigju
    • Santa Quaranta: 02/11/2019 16:24

      Ka qene projekt i Nanos hekurudha elektrike qe para 2005 por e sulmuan se ishin xheloz se do merrte ai pjesen e luanit!!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja