Gjatë orëve të para të së mërkurës disa persona kanë hyrë në Bashkinë e Bilishtit përmes një dritareje në pjesën e pasme të bashkisë dhe kanë hapur të gjitha zyrat e saj. 

Sipas të dhënave të policisë personat pasi kanë hyrë në korridoret e bashkisë kanë thyer dorezat dhe kanë shkallmuar dyert e të gjitha zyrave mes të cilave edhe zyrën e kryetarit të bashkisë. 

Mësohet se autorët janë përpjekur të hapin edhe kasafortën e kreut të bashkisë por nuk kanë arritur ta thyejnë atë dhe janë larguar pa mundur të marrin asgjë me vlerë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të grabitjes.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)