ROMË - Bill Gates rikurorëzohet si njeriu më i pasur i botës. Me 72,7 miliardë dollarë, +16% krahasuar me vitin e kaluar sipas Billionaire Index të Bloomberg, bashkëthemeluesi i Microsoft zhvendos nga vendi i parë meksikanin Carlos Slim. Që nga 2007, 57-vjeçari Gates nuk zinte vendin e parë në këtë klasifikim të veçantë.

Siç bën të ditur Ansa, në klasifikimin e 10 më të pasurve të botës, pas Gates dhe Slim vijojnë guru-ja i financave, Warren Buffett, zotëruesi i Zara Amancio Ortega. Në vend të pestë vendoset themeluesi i Ikea Ingvar Kamprad, ndërsa në vend të gjashtë dhe të shtatë gjenden vëllezërit amerikanë Charles dhe David Koch të Koch Industries, një nga ndërmarrjet më të mëdha private në botë, në vend të tetë bashkëthemeluesi i Oracle Larry Ellison, në vend të nëntë Christy Walton i rrjetit të supermarketeve Wal-Mart dhe gruaja më e pasur në botë, që mbyll edhe top 10 më të pasurit e botës është Jim Walton, po nga Wal-Mart.

Nga fqinjët tanë italianë, në listën e 100 më të pasurve të botës të "Billionaire Index" i Bloomberg është futur edhe Michele Ferrero me një trashëgimi prej 23,2 miliardë dollarë. Ai është shpikësi i Nutella-s dhe çokollatës Kinder dhe mban vendin e 27.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)