Bindja Demokratike: Ata që duan të prishin zgjedhjet duhet ta marrin përgjigjen që tani

Fabian Topallaj, një nga drejtuesit e Bordit të Bindjes Demokratike përsëriti ditën e sotme deklaratën e një dite më parë, se Bindja Demokratike është kundër regjistrimit të komisionerëve të PD dhe LSI në KZAZ për zgjedhjet e 30 qershorit. Topallaj tha se kjo është një kërkesë e cila po tenton të sulmojë procesin zgjedhor.

"Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, prej më shumë se një vit e kanë tërhequr politikën shqiptare në skutat e antipolitikës.

Herë në bashkëpunim dhe herë në karshillëk me njeri tjetrin, ato ia kanë arritur të çmontojnë sistemin e drejtësisë, duke e lënë vendin pa gjykatat e nivelit me të lartë dhe me drejtësinë në agoni, kanë plagosur rëndë parlamentarizmin.

Ndërsa së fundmi me djegjen kolektive të mandateve, ata po përpiqen të finalizojnë planin për disbalancimin dhe nxjerrjen nga binarët të sistemit demokratik, duke u vetëpërjashtuar nga zgjedhjet vendore.

Në fakt, sulmi ndaj sistemit demokratik është i paprecedent. Rreziku që vjen prej tij, nëse sulmi tolerohet do të ishte katastrofik.

Bindja dhe gjithë subjektet e tjera, që garojnë në këto zgjedhje këtë radhë, janë ngritur në këmbë, jo thjesht për hatër të garës, por më shumë në mbrojtje të demokracisë.

Me pjesëmarrjen e tyre në garë ato i kanë dhënë sistemit besimin, politikës shansin, shqiptarëve shpresën, se zgjedhjet nuk do prishen, se shqiptarët do votojnë lirisht dhe do zgjedhin sipas bindjes, se përballja do jetë reale, se konkurrenca do jetë e plotë, se votat do numurohen dhe se rezultati do të respektohet.

Shqiptarët kërkojnë pikërisht këtë gjë nga zgjedhjet. Asgjë më shumë, por edhe asgjë më pak. Sa herë kjo premisë ka munguar, shkaku ka qenë koalicioni i fshehtë, ose i hapur midis PS & PD (me LSI herë në një krah dhe herë në tjetrin), për të prishur rregullat e lojës, për të manipuluar procedurat, për të shitblerë votat, për të intimiduar zgjedhësit, për të penguar alternativat politike, si dhe për të fallsifikuar rezultatin në favor të PS ose PD, ose të të dyjave së bashku.

Sa herë që në Shqipëri ka pasur parregullsi, sidomos në vitet e fundit, komisionerët e PD dhe PS kanë qenë pjesë e mekanizmit, që ka prishur zgjedhjet.

Në raport me zgjedhjet, PS dhe PD formojnë në mënyrë permanente koalicionin e së keqes ndaj cdo mundësi që ata të bëjnë sërish një marrëveshje okulte midis tyre, do të ishte në dëm të interesave të vendit.

BINDJA DEMOKRATIKE fton insistucionet përgjegjëse dhe faktorin ndërkomëbtar që ta ndalin sa më shpejt këtë provokim të rëndë ndaj procesit zgjedhor të 30 qershorit, sepse cdo vonesë do të inkurajonte ata, që kanë si qëllim të vetëm prishjen e zgjedhjeve vendore në Shqipëri", u shpreh Topallaj. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ROLANDI KOLLOVARI XHIXHIS: 17/05/2019 19:29

    O fabjan TOPOLOQJA parashkrusi ka komplet të drejt o familja TOPOLOQE komplet familje LOQE.

    Përgjigju
  • shpend topoloqja: 17/05/2019 15:46

    O çuni shpendit ti e ke pas gjyshin prekuror të Peshkopis. A e ke pas pyt gjyshin tat se sa ka pushkatuar me dorën e tij të rinj 20 vjeçar për tentim aratisje. E ti klyshi i ulsi topoloqes do na bësh DEMOKRACI pik e zez.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'