Takim brezash, 50-vjetori i Shkollës së Mesme 'Muhamet Kondi' Poliçan

Takim brezash, 50-vjetori i Shkollës së Mesme 'Muhamet Kondi' Poliçan

E shtunë 28 Shator 2019 ora 10.00. Në rrugicat, sheshin e qytetit dhe para Qendrës Kulturore ka mjaft njerëz, si rrallë herë. Nuk janë veç banorë të përhershëm të qytetit. Sot në Poliçan kanë ardhur mjaft ish banorë të tij. Ka midis tyre ish nxënës që lindën në Poliçan, u rritën në këtë qytet (më mirë të themi u rritën bashkë me qytetin), mbaruan shkollën e mesme, disa filluan punë në Kombinatin Mekanik, të tjerë ndoqën studimet e larta në Universitetet e vendit, u rikthyen në vendlindje, punuan në profesionin për disa vite, dhe më vonë u larguan nga Poliçani për të punuar dhe jetuar diku gjetkë nëpër Shqipëri.

Përmendim, me ketë rast, disa nga të pranishmit në takim: Haxhi Kondi, Pëllumb Spaho, Engjëll Hysko, Etheme Kreku, Luan Abedini, Llazar Druga, Kastriot Zyla, Albert Mihali, Myqerem Xhaferri, Ladi Fusha, Festime Zeneli, Nezir Doko, Sulo Balliu, Shkëlqim Dashi, Gëzim Ajasllari, Pëllumb Shmilli, Leonora Druga, Arben Lulaj, Alfred Llupo, Dezdemona Methoxha, Miranda Hysenbelliu, Ethem Bejko, Nikoleta Koxhai, Fredi Ebibasi, Elvira Muhametllari, Fatos Çerenishti etj. Mes pjesmarrsëve ka nga ata që erdhën shumë vite më parë në Poliçan, nga fshatra të Skraparit, për të vazhduar shkollën e mesme, rrinin në konviktin e shkollës ose tek të afërmit e tyre, Disa nga këta përfunduan shkollën e lartë dhe u rikthyen në Skrapar dhe Poliçan për të ushtruar profesionin, të tjerë, pas përfundimit të Shkollës së Mesme, punuan në Kombinatin Mekanik për disa vite. Më vonë një pjesë e tyre qëndruan në Skrapar dhe Poliçan, por mjaft u larguan, kryesisht në Tiranë. Të tillë janë: Rustem Zyko, Afërdita Bregu, Ladi Fusha, Arif Spaho, Floresha Dyrmishi, Resul Bregu, Gëzim Çela, Kajmak Zhura, Ethem Kushova, Dashnor Jaupi, Mitat Durro, Faik Korçari. Në vitet 1970 – 1974 në konviktin e shkollës kishte edhe një kontigjen nxënës të mrekullueshëm, të ardhur nga fshatrat e Lushnjes të cilët përfunduan shkollën e mesme në Poliçan dhe pas saj u rikthyen në Lushnje. Erdhën në takim: Jorgji Stasa, Agron Bilçari, Petrit Bello, Bashkim Dinoshi, Fadil Toshkollari, Ladi Hoxha dhe këta, nuk e teproj të them, ishin grupi më simpatik i festës. Përveç ish nxënësve, janë rikthyer në Poliçan, mbas mjaft viteve larguar, edhe ish mësues dhe drejtues të shkollës së mesme në vite. Do përpiqem t‟i përmend të gjithë, të më falë ndonjëri që mund ta kem harruar, Në mesin e tyre janë: * Lesko Gjata, Mësuesi i Fizikë – Matematikë, bir Vlore rritur në Tiranë, punoi në shkollën e Mesme Poliçan në vitet 1970-1981, drejtues i kësaj shkolle në vitet 1973-1975, duke zëvendësuar Spiro Çilin, të parin drejtor të Shkollës, i cili u transferua në Tiranë në gusht 1973. *Kozma Mitro, Mësuesi i Gjuhës Ruse, bir Vlore por që kurrë nuk e harroi Poliçanin dhe Skraparin. Në vitin 1975 u transferua në Selenicë, ku vijon të jetojë edhe tani , në pension. *Flamur Manushaqe, Mësues i Fizikës në vitet 1971- , nga fshati Slatinj-Skrapar i cili është mësuesi i parë në Poliçan që vjen si kontigjent i atyre djemve dhe vajza nga Skrapari që kishin mbaruar me rezultate shumë të mira shkollën e Mesme të Përgjithshme (Gjimnazin) në Çorrovodë dhe vijuan me sukses studimet e larta edhe në degë të vështira siç ishte edhe Fizika ku ai studioi. Në viet 1982- 1991 Flamuri drejton Shkollën e Mesme “Muhamet Kondi” Poliçan duke qënë drejtuesi me afatin më të gjatë të qëndrimit në këtë detyrë.

Sot në pension, banon në Tiranë. *Hysen Binjaku, Mësuesi i Matematikës në vitet 1973-1982 dhe Drejtor i kësaj shkolle në vitet 1975-1982, nga fshati Çerricë-Tomorricë Skrapar. Në shtator 1982 transferohet në Universitetin e Tiranës, pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, jep lëndën Matematikë në Fakultetin e Inxhinierisë. Në vitin 1991 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave”, në vitin 2004 merr titullin akademik “Profesor i Asociuar”. Sot, pedagog në pension dhe vijon të japë mësim në Universiteti Europian i Tiranës. *Bajram Dalipi, nga fshati Gjerbës-Tomorricë Skrapar, Mësues i Biologji-Kimi, në vitet 1974-2000, Zëvendës Drejtor i Shkollës së Mesme “Muhamet Kondi” në vite. Në vitin 2000 shkëputet nga mësimdhënia dhe është marrë me biznes familjar, banon në Tiranë, në pension. *Hysen Flamuri, Mësues i Historisë, nga fshati Gjerbës-Tomorricë Skrapar, për mjaft vite ka punuar si Drejtues i Kinoklubit Poliçan, në vitet 1975-1978 Zëvendës Drejtor i Konviktit të Shkollës së Mesme Poliçan, më vonë Drejtues i Shkollës së re 8-vjeçare Poliçan, mësues dhe drejtues i shkollës së mesme Pezë - Tirane, sot në pension, prej disa vite banon në Tiranë *Agim Qamirani, Mësuesi i Matematikës që nga gushti i vitit 1982. Vazhdon të jetë i tillë edhe sot. Është, padyshim, mësuesi me kohë shërbimi më të gjatë në Shkollën e Mesme Poliçan. *Astrit Shatro, nga fshati Leskovë-Tomorricë Skrapar, Mësues i Fizikës në vitet 1983- 2004, Drejtor i kësaj shkolle në vitet 1991-1993,. Në vitin 2005 vendoset në Tiranë, punon në Institutin e Gjeofizikës, pedagog i jashtëm në Universitetin Politeknik Tiranë ku edhe ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor i Shkencave”. *Fatmir Mezini, Mësuesi i Matematikës, djalë Vlore por, fare mirë, mund të quhet nga Skrapari pasi ka filluar punën për herë të pare si mësues në moshën 21 vjeçare në fshatin RadëshSkrapar, pas dy-tre vitesh mësues në shkollën 8-vjeçare Poliçan, në vitet ‟80 fillim „90 mësues në Shkollën e Mesme Poliçan, në vitet ‟90 vendoset në Tiranë dhe punon në administratën shtetërore.

Sot, në pension, banon në Tiranë. *Eva Zaimi, nga Çorrovoda, (vajza e Qani Zaimi, “Mësues i Merituar”, themelues dhe drejtues i arsimit të mesëm në Skrapar për shumë e shumë vite), Mësuese e Edukimit Fizik në shkollën e mesme Poliçan që nga viti 1980 dhe vazhdon të jetë në të njëjtën shkollë, veterane si i ati. *Donika Tusha, Mësuese e Gjuhës Franceze, e para mësuese e kësaj gjuhe në Skrapar.që nga viti 1978. Në shkollën e mesme Poliçan ka punuar në vitet 1982-1995. Në vitin 2002 deri sa del në pension jep mësim në një shkollë jo publike në Tiranë. *Ben Xhaferri, Mësues Matematike, nga fshati Mollas Skrapar, në Shkollën e Mesme Poliçan ka punuar në vitet1986-1992. Mbas kësaj periudhe ka punuar në administratën shtetërore në Tiranë, sot ka një biznes familjar, banon në Tiranë *Astrit Hasa, Mësues i Matematikës, nga fshati Potom Skrapar, në vitet 1984-1986 mësues në Shkolla e Mesme Potom-Skrapar, në vitin 1986 fillon punë në Shkollën e Mesme Poliçan dhe vazhdon edhe sot. Në vitet 2004-2006 ka qenë Drejtor i Shkollës. *Margarita Shatro, vajzë nga Lushnja martuar në Skrapar, e diplomuar për Fizikë 5- vjeçare. Në vitin 1983 fillon punë në Kombinatin Mekanik Poliçan, dhe me kufizimin e aktivitetit të punës në Kombinat fillon Mësuese e Fizikës në Shkollën e Mesme si Mësuese e Fizikës. Në vitet 2002-2004 ka qënë Drejtore e kësaj shkolle. Në vitin 2005 vendoset në Tiranë, jep mësim në Shkollën e Mesme “Çajupi” njëkohësisht edhe Drejtuese e kësaj shkolle.

*Trëndafile Braho, nga fshati Backë - Skrapar, Mësuese e Matematikës në vitet 1980-1983 në shkollën 8-vjeçare Poliçan, në vitet 1983-1987 Mësuese e Matematikës në Shkollën e Mesme Poliçan, në vitet 1987-1992 Drejtore në shkollën 8-vjeçare, 1992-1997 përsëri Mësuese e Matematikës në Shkollën e Mesme Poliçan dhe 1997-2002 Drejtore e po kësaj shkolle. Nga viti 2003 e deri sa del në pension ka punuar në disa shkolla në Tiranë. *Pajtim Dyrmishi, nga fshati Zaloshnje-Tomorricë Skrapar, Mësues i Historisë dhe Drejtor i mjaft shkollave në Tomorricë, në vitet 1994-1997 Drejtor i Shkollës së Mesme Poliçan, në vitet 1997-2004 Mësues po në këtë shkollë. Banon në Tiranë, në pension. *Shpëtim Xhamallati, Mësues i Historisë, për shumë vite Mësues dhe Drejtues në shkollën 8-vjeçare Bargullas, në vitet 2000 ka qenë Mësues në Shkollën e Mesme Poliçan, tani në pension. *Abdyl Liçollari, Mësues i Gjuhë-Letërsisë, për shumë vite ka qënë mësues dhe drejtues në disa shkolla në Skrapar, edhe inspektor në Seksionin e Arsimit të rrethit Skrapar, vitet 2000 ka qenë Mësues në Shkollën e Mesme Poliçan, tani në pension. *Nazmi Lila, Mësues Biologji-Kimi, lindur dhe banues në Poliçani, shumë vite Mësues në shkollën 8-vjeçare të qytetit, në vitet 2007-2010 Mësues dhe Drejtor i Shkollës së Mesme Poliçan, tani në pension. *Vjollca Lulaj, Mësuese e Gjuhë-Letersi, vajzë nga rrethi i Grëmshit, martuar dhe banon në Poliçan, Mësuese e Gjuhë-Letërsi në vitet 1997- 2010 Shkolla e Mesme “Muhamet Kondi” Poliçan. Nga viti 2010 e deri në ditën e këtij takimi Drejtore e kësaj shkolle dhe mikpritëse e gjithë pjesëmarrësve të takimit. Gjej rastin ta falënderoj dhe t‟i uroj suksese në punën fisnike të mësuesit dhe po ashtu mbarë në drejtimin e shkollës. Disa ish nxënës të kësaj shkolle, pjesëmarrës në këtë takimi, kanë shërbyer edhe si mësues në Shkollën e Mesme Poliçan. Të tillë janë: Kastriot Zyla, Luan Abedini, Myqerrem Xhaferri, Kajmak Zhura, Alfred Llupo, Leonora Druga, Dezdemona Methoxha, Elvira Muhametllari etj. Po ashtu, mes pjesmarrësve janë: ekonomisti Asllan Duçellari, mësues i jashtëm për lëndët e specialitetit në degën Ekonomike, inxhinieri Lulëzim Gojka, mësues i jashtëm për lëndët e specialitetit në degën Mekanike. Po kështu, mes të pranishëm shohim ish instruktorin e lëndës ushtarake Shahin Zylyftari dhe marangozin duar artë Estrefin. Janë pjesëmarrës edhe mjaft bashkëshorte dhe bashkëshort të ish nxënësve dhe ish mësuesve, prindër dhe qytetarë të Poliçanit, nxënës të shkollës së mesme dhe 8-vjeçare të qytetit. Ora 10.30. Të pranishmit grumbullohen në oborrin e Shkollës së Mesme “Muhamet Kondi”, bëhen fotot e rastit.

Drejtoresha e Shkollës, zj.Vjollca Lulaj, fton të pranishmit të vizitojnë mjediset e shkollës. Vërshojmë nëpër klasa, në të cilat, vite më parë, disa janë ulur në banka si nxënës, të tjerë i drejtohen katedrave dhe tabelave ku për vite e vite kanë folur e shkruar, bëjnë foto dhe improvizime të një ore mësimi. Një pjesë e mësuesve futen në sallën e mësuesve dhe improvizojnë një mbledhje të këshillit pedagogjik. Drejtoresh Vjollca fton ish Drejtuesit në vite të kalojnë në zyrën e Drejtorit (e njëjta që nga viti 1975) dhe bën me secilin nga një foto. Në hollin e Shkollës janë vendosur stenda ku secili nga të pranishmit bën një shënim apo hedh firmën Ora 11.30. Jemi në sallën e aktiviteteve në Qendrën Kulturore të qytetit. Komisioni organizator i këtij takimi brezash ka parashikuar një program modest. Në emër të organizatorëve, ish nxënësi, sot Kryetar i Komisionit, Rustem Zyko mban fjalën hapëse, Moment emocionues kur Ai na fton të mbajmë një minutë heshtje për të gjithë ish nxënësit dhe ish mësuesit, të cilët në këtë takim nuk mundën të ishin për një arsye madhore, për ata që janë ndarë nga jeta gjatë këtyre 50 viteve. Në emër të ish mësuesve, pjesëmarrësit i përshëndet Mësuesi dhe Drejtori më i vjetër, ndofta jo në moshë, por nga ata që kanë qenë që në fillimet e kësaj shkolle, zoti Lesko Gjata.

Përshëndet në emër të Bashkisë së Poliçanit dhe personalisht të Kryetarit të Bashkisë, zotit Adriatik Zotka, Drejtore e Burimeve Njerëzore në Bashki zonja Desantila Zaimi e cila i dorëzon, zonjës Vjollca Lulaj, “Çerifikatë Mirënjohje” me të cilën Këshilli Bashkiak i Bashkisë Poliçan nderon Shkollën e Mesme “Muhamet Kondi”, për punën e bërë gjatë këtyre 50 viteve aktivitet. Zonja Vjollca Lulaj përshëndet të pranishmit, falenderon komisionin oraganizator, falenderon Bashkinë dhe Kryetarin e saj, në emër të brezit të nxënsve që vijojnë mësimin në këtë vit shkollor si dhe të mësuesëve që japin mësim në Shkollën „Muhamet Kondi” . Në fund, të pranishmit ndjekin një kolazh me foto dhe emrat e mësuesëve në vite, përgatitur nga operatori i qytetit zoti Sandër Lala si dhe një koncert me këngë dhe valle nga fëmijët e Qendërs Kulturore të Fëmijëve, Bashkia Poliçan, përgatitur nga përgjegjësi i kësaj qendre zoti Satedin Meçe. Ora 12.30. Drekë me gjithë pjesmarrsit në Restorantin “Vila Lisi” ku kaluamë momente të këndëshme, biseda, foto, valle dhe dolli (dolli Skrapari) dhe në fund (qershia mbi tortë) ishte Torta me mbishkrimin “69 – 19” të cilën e kishte përgatitur, po një ish nxënëse e Shkollës së Mesme Poliçan, pronarja e restorantit, zonja Djana Methoxha (Koromani). Ora 16.00. Ndahemi me urimin: “Mirë u takofshim në përvjetorë të tjerë”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK