Bino: Djali nga Tirana, pacienti zero, por nuk ka transmetim komunitar. Në ISHP bëhen 200 analiza në ditë (VIDEO)

Doktoreshë Silva Bino tha se duke qenë se djali ka infektuar vetëm kontaktin e tij më të ngushtë, pra babanë, ai është pacienti zero, por nuk ka një transmetim komunitar, pasi janë gjurmuar të gjitha kontaktet që ai ka pasur me persona të tjerë. Në përgjigje të interesit të mediave, Bino tha se në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik bëhen 200 analiza në ditë për koronavirusin, dhe mund të bëhen edhe deri në 500 sipas saj, nëse shtohen kapacitetet. 

"Ne kemi një rast të importuar, ky quhet pacienti zero, dhe kemi kontaktin e ngushtë të tij, nuk kemi një transmetim komunitar. E kemi të qartë rrugën që ka ndjekur, dhe i kemi të qarta fare mirë kontaktet që ka pasur. Kontakti më i ngushtë i tij është identifikuar. Çdo ditë minimalisht mund të kemi kryer 200 analiza në ditë, dhe mund të kryejmë deri në 500 në ditë nëse shtojmë kapacitetet", tha Bino.

Përgjegjësja e Departamentit të  Epidemiolgojise dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Instituti i Shëndetit Publik, Silva Bino, ndau falenderime për dy pacientët e identifikuar me koronavirus në Shqipëri. Së pari djalin 28-vjeçar me banim në Tiranë, që erdhi me makinë personale nga Firence përmes Muriqanit më 26 shkurt dhe u identifikua mbrëmë me koronavirus. Së dyti për babain e tij dhe të gjithë familjarët dhe rrethin shoqëror që ata kanë pasur kontakt gjatë këtyre ditëve. Bino tha se janë gjurmuar deri më tani rreth 24 persona që kanë pasur kontakt me të prekurit me koronavirus dhe u janë marrë mostra që do t'i nënshtrohen analizës në ISHP. Të gjithë ata që kanë pasur kontakte të afërta me djalin e infektuar dhe babanë e tij, janë vetëkarantinuar në shtëpi nën mbikëqyrje mjekësore.

"Aktualisht janë gjurmuar 8 kontaktet e ngushta që mbrëmë në darkë, menjëherë pas daljes së ekzaminimeve. Edhe sot janë gjurmuar përreth 24 kontakte, që janë vetëkarantinuar, me kontroll mjekësor. Po iu merren mostrat përkatëse, dhe janë këshilluar. Kemi gjurmuar kontaktet e ngushta, dhe ato pak më të largëta, për të qenë sa më të sigurtë. Ne jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes. Ka qenë shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me pacientët, që janë treguar korrekt në lidhje me identifikimin e kontakteve të tyre, dhe ne kemi bërë gjurmimin. Falenderojmë pacientët dhe familjarët që po zbatojnë të gjitha rregullat. Gjatë gjithë kësaj kohe janë gjurmuar në Tiranë të gjitha kontaktet e mundshme që personat kanë pasur", tha Silva Bino. 


Lajmi kryesor:

Bino: 28-vjeçari me koronavirus, pacienti zero. Gjurmuam gjithë kontaktet e tij në Tiranë, janë marrë 24 mostra (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale