E mërkura është një ditë intensive për Interin pasi në shtëpinë zikaltër ka lëvizje të mëdha. Sot paradite është kompletuar transferimi i Biraghi-t, mbrojtësit të Fiorentinës i shumë kërkuar nga Antonio Conte. 26-vjeçari i cili ka qenë edhe më parë nën drejtimin e teknikut zikaltër në kohën kur drejtonte kombëtaren italiane, do të kalojë në formë huazimi për 1 vit në Milano, ndërsa në rast se Inter dëshiron ta blejë përfundimisht do të duhet të pagujë 12 mln euro.
Për të bërë të mundur mbylljen e marrëveshjes Inter ka huzuar në Firence brazilianin Dalbert, i cili sezonin e ardhshëm do të kthehet sërish në Milano. Biraghi ndërkohë sot ka kryer vizitat mjekësore dhe nga ora në orë do të firmosë edhe kontratën për t’u quajtur zyrtarisht zikaltër.
Gjithsesi kjo nuk është lëvizja e vetme në këto orë në shtëpinë e Interit. Sipas të gjithë raportimeve ka përfunduar gjithçka edhe për Alexis Sanchez, futbollistin e Manchester United. Kilieni me shumë mundësi pasdite do të jetë në Milano, për të kryer gjithashtu vizitat mjekësore.