Aktorja dhe njëkohësisht humanitarja Angela Jolie gjendet në Birmani për një mision bamirësie.

Gjatë vizitës së saj zyrtare në këtë vend Jolie ka takuar lideren demokrate San Suu Kyi, e cila është nderuar me çmimin Nobel për Paqen.

Vetëm pak ditë më parë liderja San Suu Kyi ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Jolie gjendet në Birmani me ftesë të vetë San Suu Kyi. Ato kanë takuar dhe vizituar një grup punëtoresh në një fabrikë në  qytetit e Yangon.