Bisedimet pas zgjedhjeve serbe

Bisedimet pas zgjedhjeve serbe
hefi i delegacionit serb Borisllav Stefanoviq ka deklaruar se me Prishtinën do të ulet në të njëjtën tryezë bisedimesh në Bruksel pas përfundimit të procesit zgjedhor në Serbi dhe pas formimit të qeverisë së re, njofton REL.

“Jemi në kontakte të vazhdueshme me ndërmjetësin e BE-së në dialog, Robert Cooperin. Konsultimet po vazhdojnë, edhe pse nuk ka takime zyrtare në Bruksel. Ne jemi të gatshëm që sa më shpejt të arrijmë marrëveshje për çështjet tjera të hapura, sapo të rinisë dialogu”, citon REL te ketë thënë Stefanoviq, për gazetën “Novosti”.

Gazeta thotë se pauza e dialogut mund të zgjasë deri kah gjysma e shtatorit, sepse atëherë mbaron afati i fundit kohor, kur parlamenti i ri, që konstituohet më 11 qershor, të zgjedhë qeverinë e re.

BE-ja ka kërkuar që në raundet e ardhshme të zgjidhen çështjet si telekomunikacioni dhe energjia. Deri më tash janë zhvilluar nëntë raunde të bisedimeve, në të cilat janë arritur shtatë marrëveshje.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit