Bispuri: “Burrnesha” vë në dyshim
lirinë e grave, jo vetëm në Shqipëri

Bispuri: “Burrnesha” vë në dyshim<br />lirinë e grave, jo vetëm në Shqipëri
“Vergine Giurata”- “Virgjëreshat e betuara” është filmi im më i dashur, -është shprehur regjisorja Laura Bispuri, e cila ka debutuar në botën e filmit me “Passing Times”, “Salve Regina”, “Blonde”, e disa dokumentarë. E pranishme dje për premierën e këtij filmi në Tiranë, në kuadrin e Tirana Film Festival, Bispuri ka folur gjatë për mënyrën si u krijua ky film. Kryesisht filmi “Burrnesha” me skenar tё autoreve italiane, Laura Bispuri dhe Francesca Manieri, dhe regji tё Laura Bispurit është mbёshtetur mbi romanin e Elvira Dones “HANA”. Nё rolin kryesor luan aktorja Italiane Alba Rohrëacher, e cila nё katёr festivalet e fundit nё Venecia ka fituar tri herё si aktorja mё e mirё dhe nё karrierёn e saj numëron mbi 20 çmime ndёrkombёtare. Në film luajnë aktorët shqiptarë Flonja Kodheli, Bruno Shllaku, si dhe dy vajza tё reja nga Valbona e Tropojёs Drenica e Dajana Selimaj, si dhe aktorët kosovarë Luan Dautaj e Ilire Vinça Ҫelaj.

aktoret

Filmi prezantohet në shqip me titullin “Burrneshat”, ashtu sicc thirreshin realisht në Shqipërinë e Veriut “virgjëreshat e betuara” që merrnin përsipër rolin e kryetarit të familjes në mungesë të një mashkulli në krye të familjes. Kjo sakrificë, që e ka ngacmuar më parë Bispurin, duke lexuar librin e Elvira Dones që rrëfen historinë e këtyre burrneshave, e të kësaj tradite që ka mbijetuar edhe sot në zona të thella të Veriut bëhet një objekt simbolik për të shprehur humbjen e lirisë njerëzore. Megjithatë vendi ku xhirohet, Shqipëria, traditat e saj, deri tek “Gjama e Burrave”, ruajnë karakterin unik të këtij vendi. Laura Bispuri u shpreh se është intriguar nga një interes shumë i fortë për të zbuluar me detaje këtë tema. “Kuptova se kjo temë më pëkiste mua dhe kështu nisa të lexoja me interes Kanunin dhe librat e Ismail Kadaresë”, tha Bispuri sot në konferencën për shtyp. Duke theksuar vështirësitë që ka hasur gjatë xhirimeve të një pjese të filmit të vendosur në Alpet e Shqipërisë, si dhe zbulimin e dy vajzave nga Tropoja me tipare unike për të motivuar filmin, Bispuri rrëfen se “Në Shqipëri unë kam hulumtuar në trashëgiminë e lashtë të këtij vendi, kam studiuar ligjet e një shoqërie që ruan ende disa zakone fisnore dhe ky është një zbulim.

 Bispuri tha se “Pasi lexova ligjet e Kanunit, zbulova se femra fiton të njëjtat të drejta me burrat, sapo heq dorë nga marrëdhëniet e saj si femër dhe betohet për paprekshmërinë e turpit”. Ajo theksoi se “Kam lexuar ccdo gjë në aspektin e letërsisë dhe shumë ese që lidhen me kulturën e traditat shqiptare. Ndërsa shkruaja skenarin me Francesca Manierin për dy vjet, unë qëndnroja mes Italisë dhe Shqipërisë. Jam munduar të afrohem e të njihem e të flas me njerzit, me malësorët shqiptarë, duke iu rrëfyer skenarin me cilin punoja për zhirimet e këtij filmi.

Filmi “Burrnesha” u dha dje paradite për median. Regjisorja Bispuri ka përdorur elementë konvecionalë për të lidhur pjesët e filmit. Hanën e shndërruar në Mark që jeton në Malet e Veriut, e zhvendos me evolucionin e shoqërisë dhe tashmë ajo është një Mark që i duhet të shkojë në Itali pas vdekjes së nënës, për të gjetur motrën, që prej vitesh kishte krijuar familje me te dashurin, me të cilin ishte arratisur nga vendi i saj, duke mos i duaruar dot zakonet ndrydhëse, si “femra s’ka të drejtë me e zgjedh vet burrin e saj”, etj. Rrëfimi i filmit të Laura Bispurit është diakronik, i përbërë nga kryqëzimi i dy lëvizjeve të kundërta. Pjesa e parë e filmit është vendosur në Shqipëri, ku regjisorja është fokusuar tek zgjedhja e Hanës për t'u bërë Marku, duke hequr dorë nga feminiteti i saj, dhe pjesa tjetër zhvillohet në Itali për të rikompesuar humbjen e asja të drejte njerëzore, mohimin e seksit. Pjesa e rilindjes së personazhit si një qenie humane, e shfaq gjithmonë e më tepër dramaticitetin e momentit të parë, kur kjo qenie njerëzore u betua të mos përjetonte ndjesitë e saj në emër të tradite, e kuptura ndrydhe në film edhe në emër të nje ideali.

Regjisorja thotë se është munduar të ketë një finale sa më harmonioze, por në film ka një pikëpyetje e parë nga kontektet e kulturës dhe psikologjisë shqiptare. A do të zgjidhte vallë një vajzë me ndjenja të ndryshura dhe krenari ekstreme të niste dashurinë e saj në një “shurrëtore” pishinash…?! Përvecc kësaj pikëpyetje që rri pezull, Laura Bispuri ka sjellë përsosmërisht në kohëte  sotme një një temë arkaike si ajo e virgjëreshave të betuara, duke provokuar të sotmen ku gjinitë deformohen dhe shumë qenie ende nuk e kanë kuptuar nëse janë burra ose gra. Natyrisht, ajo një regjisore  që lufton në industrinë “egër” të filmit pohon se ky film “vë në dyshim” shkallën e lirisë së grave, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali. “Koha ku jetojmë vuan nga disa probleme, që ende unë vet, ne gratë po i përjetojmë, ne nuk e kemi arritur shkallën e lirisë që ne kemi sot si qenie njerëzore dhe si gra.”. Kështu iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, regjisorja Laura Bispuri. 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!