Bizneset në krizë për punonjës, eksperti: I shfrytëzojnë dhe nuk i paguajnë! Problem edhe arsimimi që është larg nevojave të tregut të punës

Bizneset në krizë për punonjës, eksperti: I shfrytëzojnë dhe nuk i paguajnë! Problem edhe arsimimi që është larg nevojave të tregut të punës

1627562415_Screenshot11.jpg

Shumë sektorë të ekonomisë në vend po përballen me mungesë të punonjësve, ndërsa për ekspertin për punësimin dhe këshillimin e karrierës, Erion Muça, faktorët janë dy: politikat jo të duhura sa i takon formimit e arsimit dhe qasja e vizioni i kompanive të ndryshme.

Muça tha në "Report Tv" se ka kompani që nuk krijojnë klimën e nevojshme dhe mjedisin e nevojshëm për punonjësit dhe se disa prej tyre kanë si synim përfitimet e larta në kurriz të shfrytëzimit të punonjësve.

"Nuk besoj se jemi në situatë kolapsi por jemi përballë një realiteti që e kemi kultivuar në të gjithë këto vite, që nga politikat jo të duhura sa i takon formimit dhe arsimit deri tek qasja dhe vizioni i kompanive të ndryshme që nuk kanë krijuar klimën e nevojshme dhe mjedisin e favorshëm që punonjësi jo vetëm të punësohet dhe të marrë një rrogë që duhet të jetë në standardet normale të jetesës për të, por edhe të ketë motivimin e duhur për të arritur që të mund ta shohë dhe ta cilësojë një punë në plan afatgjatë.  Çdo kompani duhet ti ofrojë punonjësit mundësinë për zhvillim profesional brenda saj, ti ofrojë bonuese mbi orët shtesë të të punuarit apo si rrjedhojë e ngarkesës dhe vështirësisë në punë. Kanë pasur si synim dhe objektiv të tyre përfitimet e larta në dëm apo në kurriz të shfrytëzimit apo përdorimit të punonjësve të cilët kanë punuar dhe paga nuk justifikonte as lodhjen, as mundimin dhe as vështirësinë në punë", tha ai.

Ai thekson po ashtu se duhet një inventarizim i nevojave që ka sot tregu i punës në vend, dhe një riformatim i përgjithshëm i komplet sistemit të arsimit profesional, pasi ka një mospërputhje mes asaj që kërkon tregu dhe asaj që ofrohet.

"Duhet një inventarizim i nevojave që ka sot tregu i punës në vend, dhe një riformatim i përgjithshëm i komplet sistemit të arsimit profesional në Shqipëri për të përgatitur specialistë mbi nevojat që do të nxjerrë inventarizimi apo studimi që duhet të realizohet në tregun e punës. Ne shikojmë mos-përputhshmëri të asaj çka kërkon sot tregu i punës dhe asaj çfarë ne po formojmë. Janë rritur kërkesat për punonjës të pakualifikuar të cilët zgjedhin të largohen pasi për të njëjtin nivel dhe punë elementare marrin 5 deri në 10 fish më shumë në një vend të Bashkimit Evropian, në raport me atë që marrin në Shqipëri", shtoi eksperti.


Lajmi kryesor:

Mbi 46 mijë biznese kërkojnë punonjës! Industria përpunuese vuan më shumë për krah pune


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë