Mbi 46 mijë biznese kërkojnë punonjës! Industria përpunuese vuan më shumë për krah pune

Thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë në vend po përballen me mungesë të punonjësve në periudhën post-COVID-19. Shkak për një situatë të tillë nuk është bërë vetëm situata me pandeminë por një sërë faktorësh të tjerë, siç është mungesa e zanatçinjve, largimi i krahut të punës jashtë vendit, problemet me arsimin dhe orientimin profesional të nxënësve jo në përputhje me nevojat e tregut, për të kaluar më pas tek problemet me pagat e ulta (në industrinë përpunuese sidomos në fasoneri), mungesa e sigurimit në punë, mos-pasja e kontratave të punës apo informaliteti nëpër sipërmarrje.

Të gjitha këto faktorë po ndikojnë në aktivitetin ekonomik të sipërmarrjeve, të cilat nuk po punojnë me kapacitet të plotë për shkak të mungesës së punonjësve.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga REPORT TV, janë 46.544 biznese që janë të regjistruar pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe kërkojnë punonjës. Minimalisht tregu i punës aktualisht vuan mungesën e 50 mijë punëtorëve.

Numri më i lartë i punëdhënësve që kërkojnë punonjës është në rajon e Durrësit. Konkretisht sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, 29%  e kërkesave për punonjës vjen nga ky rajon.

Kërkesat për punëtorë sipas rajoneve:

- Rajoni Durrës 29%

- Rajoni Tiranë 20%

- Rajoni Elbasan 12%

- Rajoni Vlorë     7%

Pak ditë më parë Report TV ka ngritur shqetësimin për mungesën e fuqisë punëtore në sektorin e manifakturës, të cilët pohuan se do i drejtoheshin tregut të huaj pasi ju duheshin mbi 10 mijë punonjës, ndërsa Agjencia thotë në shkresë zyrtare për Report TV se subjektet më në vështirësi për krah pune është industria përpunuese.

Kërkesat për punonjës sipas sektorëve:

- 35%   Industria përpunuese 

- 12%  Tregtia me shumicë dhe me pakicë; Riparimi i automjeteve dhe motoçikletave

- 12%  Akomodimi dhe shërbimi ushqimor

“Në industrinë përpunuese rezultojnë të regjistruar 5,247 subjekte, prej tyre 941 subjekte kanë shpallur VLP. Në sektorin e Akomodimit dhe shërbimi ushqimor rezultojnë te regjistruara 6,052 subjekte prej tyre 338 subjekte  kane shpallur VLP”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:37
Bizneset në krizë për punonjës, eksperti: I shfrytëzojnë dhe nuk i paguajnë! Problem edhe arsimimi që është larg nevojave të tregut të punës

1627562415_Screenshot11.jpg

Shumë sektorë të ekonomisë në vend po përballen me mungesë të punonjësve, ndërsa për ekspertin për punësimin dhe këshillimin e karrierës, Erion Muça, faktorët janë dy: politikat jo të duhura sa i takon formimit e arsimit dhe qasja e vizioni i kompanive të ndryshme.

Muça tha në "Report Tv" se ka kompani që nuk krijojnë klimën e nevojshme dhe mjedisin e nevojshëm për punonjësit dhe se disa prej tyre kanë si synim përfitimet e larta në kurriz të shfrytëzimit të punonjësve.

"Nuk besoj se jemi në situatë kolapsi por jemi përballë një realiteti që e kemi kultivuar në të gjithë këto vite, që nga politikat jo të duhura sa i takon formimit dhe arsimit deri tek qasja dhe vizioni i kompanive të ndryshme që nuk kanë krijuar klimën e nevojshme dhe mjedisin e favorshëm që punonjësi jo vetëm të punësohet dhe të marrë një rrogë që duhet të jetë në standardet normale të jetesës për të, por edhe të ketë motivimin e duhur për të arritur që të mund ta shohë dhe ta cilësojë një punë në plan afatgjatë.  Çdo kompani duhet ti ofrojë punonjësit mundësinë për zhvillim profesional brenda saj, ti ofrojë bonuese mbi orët shtesë të të punuarit apo si rrjedhojë e ngarkesës dhe vështirësisë në punë. Kanë pasur si synim dhe objektiv të tyre përfitimet e larta në dëm apo në kurriz të shfrytëzimit apo përdorimit të punonjësve të cilët kanë punuar dhe paga nuk justifikonte as lodhjen, as mundimin dhe as vështirësinë në punë", tha ai.

Ai thekson po ashtu se duhet një inventarizim i nevojave që ka sot tregu i punës në vend, dhe një riformatim i përgjithshëm i komplet sistemit të arsimit profesional, pasi ka një mospërputhje mes asaj që kërkon tregu dhe asaj që ofrohet.

"Duhet një inventarizim i nevojave që ka sot tregu i punës në vend, dhe një riformatim i përgjithshëm i komplet sistemit të arsimit profesional në Shqipëri për të përgatitur specialistë mbi nevojat që do të nxjerrë inventarizimi apo studimi që duhet të realizohet në tregun e punës. Ne shikojmë mos-përputhshmëri të asaj çka kërkon sot tregu i punës dhe asaj çfarë ne po formojmë. Janë rritur kërkesat për punonjës të pakualifikuar të cilët zgjedhin të largohen pasi për të njëjtin nivel dhe punë elementare marrin 5 deri në 10 fish më shumë në një vend të Bashkimit Evropian, në raport me atë që marrin në Shqipëri", shtoi eksperti.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LULI: 04/08/2021 14:42

    Pronaret e fasonerive kerkojne punetore qe ti perdorin si skllever, kete njerezit e dine se e kane provuar, prandaj nuk shkojne te punojne tek keta maskarenj.

    Përgjigju
  • Minishengen: 29/07/2021 12:28

    Nga 1 Jan 2023 merrni Nga minishengen merrni punetore nga Serbia dhe maqedonia

    Përgjigju
  • Gjenden punetoret po te gjenden mekanizmat: 29/07/2021 12:19

    Zgjidhja esht e thjesht. Kush mer asistenv nga shteti me pretekst se nuk gjen pun te punoje ne keto biznese. Atij te papuni qe refuzon ti hiqet ndihma ekonomike. Sa eshte numri i te deklaruarve si ta papune?

    Përgjigju
    • Shites: 29/07/2021 14:11

      Edhe une marr 100,000 punonjes me 250€ muaj puna eshte që në shqiperi kanë mbet 55 vjec që nuk punojne dot rinia eshte në gjermani (ca në të zeze ca me letra)

    • Miti: 29/07/2021 13:55

      Keta kerkojne skllever or lum miku nuk duan punonjes. Keta i paguajne pagen minimale ne llogarine bankare dhe punonjesi duhet t’ja ktheje nje pjese ne dore te nesermen. Keta duan qe punonjesin ta paguaje per 40 ore/java dhe te punoje 60 ore/java. Keta kane biznes fason ku pasi i trajtojne grate dhe vajzat sic thashe me siper, i shfrytezojne edhe seksualisht sepse u duket sikur u kane blere shpirtin. Keta felliqsira duhen lene te falimentojne ose te kthehen ne biznesmene te vertete qe zbatojne rregullat. Diten qe Edi Rama do e kuptoje kete gje, dhe nuk do na japi zgjidhje idiote me bangladeshas apo pakistaneze, atehere Shqiperia do europianizohet. Por Edi Rama koken e ka ne Stamboll dhe Abu Dabi.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja