Biznesmenët e Pogradecit kundër vendimit të Qeverisë: Nuk vendosim impiante për ujërat e zeza, janë të kushtueshme!

Pronarë të hoteleve e restorante në Pogradec kundërshtojnë Aktin Normativ të Qeverisë, i cili detyron bizneset të instalojnë impiantet për përpunimin e ujrave të zeza. Ata shprehen se qyteti i Pogradecit ka një impiant i cili mund të përballojë edhe ujrat e zeza të subjekteve private. Nga ana tjetët vlera e instalimit shkon nga 13 mijë euro deri në 100 mijë euro, kosto të cilën s’mund ta përballojnë.

Në këtë bashki janë 120 biznese të cilat do t’i drejtohen Ministrisë së Infrastrukturës me kërkesë për shfuqizimin e akt normativ, vetëm për zonën e Pogradecit. Po kështu kërkuan nga task-force të ndalë gjobat të cilat shkojnë deri në 1 milion lekë (të reja). Nëse kërkesat nuk plotësohen paralajmërojnë protesta.

Më herët kundër aktit normativ doli dhe shoqata e operatorëve turistik të Sarandës, duke kërkuar shtyrje të afatit dhe jo anulim të vendimit. Kujtojmë se bazuar në aktin normativ të qeverisë subjektet turistike duhet të instalonin impiantet për trajtimin e ujërave të zeza deri në muajin prill. Për ata që janë në tejkalim të afatit kanë nisur ndëshkimet me gjoba deri në heqje licence.

R.D/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 19/06/2024 20:33

    Me shtuar disa kate i kan gjithmone leket

    Përgjigju
  • Populli: 19/06/2024 15:29

    Ti vini dhe me nje kembe impiantet zoterinj biznesmen, boll keni grabitur miletin me cmimet ne stratosfere. Vini implantet se na qelbet

    Përgjigju
    • Pjeter: 19/06/2024 20:35

      Ne radhe te pare kush nuk i ve,ta zhdepin ne gjoba,po vazhdoi perseri,mbyll bisnesin deri sa te jete ne rregull!! Bisnesmenet e leshit,jane mesuar pa rregulla,dhe me rrumpallizem te bejne bisnes aty ne Pogradec!!

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Dorian Teliti: Pagat e administratës publike u rritën për t'i bërë presion sektorit privat! Banorë ikin, punonjësit publik shtohen

Dorian Teliti: Pagat e administratës publike u rritën për t'i bërë presion sektorit privat! Banorë ikin, punonjësit publik shtohen