Biznesmeni 61-vjeçar grek, Sakis Karatzounis, nga Trikalla ka rrëfyer për policinë greke se si u njoh me biznesmenin shqiptar, Arjan Senaj, i cili e përfshiu në trafikun e drogës.
 
Sipas 61-vjeçarit që operon në sektorin e karburanteve dhe ka magazine të grumbullimi perimesh, tetë muaj më parë u njoh me biznesmenin shqiptar, i cili para pak kohësh i kërkoi që t’i ruante në bodrumin e shtëpisë e tij një sasi kanabisi.
 
Ndërkohë sipas biznesmenit grek, bashkëpunëtorët e shqiptarit kanë sjellë dy çanta, që nuk ishin me kanabis, por me kokainë dhe i kishin fshehur në bodrumin e shtëpisë së tij.
 
“Po kthehesha nga Selaniku ku isha me tim bir teksa pashë që policët më kishin rrethuar shtëpinë. Gjatë kontrolleve ata kishin gjetur dy çanta me kokainë. Mësova se dhe dy shqiptarë të tjerë ishin arrestuar me kokainë atë ditë. Un tregova policëve gjithçka dija për drogën dhe biznesmenin shqiptar Arjan Senaj. Unë kujtova se shqiptarët kishin fshehur hashash dhe jo kokainë”
, mësohet të ketë thënë biznesmeni grek për policinë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com