ANGLI - Pasi ka luajtur për disa orë në lojërat e fatit dhe fati i ka buzëqeshur, biznesmeni nuk ka ditur të ndalë, por fati nuk ka qëndruar shumë kohë me të dhe pas 12 orësh ka filluar t’i dali kundër. Me një lojë të vetme humbi të gjitha paratë e fituara plus 22.000 eurot qe kishte me vete dhe atëherë fillon dëshpërimi i tij, pasi mbeti pa asnjë kacidhe. Stafi i detyruar nga zhurmat dhe bërtitjet e tij njoftoi policinë.
“Biznesmeni nuk mund të kontrollonte dot veten dhe u bë i dhunshëm me të gjithë. As policia nuk mundi dot ta kontrollonte”, u shpreh një nga punëtorët e lojërave të fatit.
Biznesmeni italian u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt, që mjekët t’i bënin disa qetësues.
Varësia nga lojërat elektronike është kthyer në një sëmundje në të gjithë vendet. Mjekët kohët e fundit kanë raportuar një numër të madh të këtyre rasteve, që sa vinë e shtohen.
(ad.ti/e.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com