Biznesmeni Petrit Ago, i njohur si investitor në industrinë e qumështit dhe produkteve të bulmetit, ka fituar betejën me COVID dhe pasi është shëruar, në shenjë falënderimi i ka bërë një “dhuratë” të veçantë mjekut të njohur Tritan Kalo.

Kalo, i ka qëndruar pranë dhe e ka mjekur gjatë kohës që ishte i infektuar me COVID dhe Ago ia ka kthyer me urime dhe falënderime, duke i thënë se ai i ka dhuruar “një jetë të dytë”.

“Nuk kam koment për ju profesor Kalo. Me shumë pak fjalë në një status që do postoj këto ditë do informoj dhe miqtë në Facebook, se iu jeni dr.Tritan Kalo që me thjeshtësinë, profesionalizimin, humanizimin, falë këmbënguljes tuaj unë kam filluar një jetë të dytë. Mirënjohës deri në vdekje”, shkruan Ago.

Mesazhin e tij e ka postuar vetë Kalo, iduke e quajtur një nga dhuratat e para të 2021-shit.

“Kohë kovidiane….Një prej “dhuratave” të para që mora për këtë Vit të Ri 2021…mirënjohja flet kurdoherë me fjalë zëmre dhe me mëndje-bardhësi….Mirënjohja është një virtut, që kurrë nuk duhet të shuhet nga mëndja dhe zëmra e çdo Shqiptari…..Lum ai/ajo që kurrë nuku e ka braktisur atë….Të gjithë duhet t’i jemi mirënjohës jetës e ta gëzojmë atë në të përminutshin e saj…

Të jam shumë mirënjohës Petrit Ago, për këtë mesazh-dhuratë të çmuar që më bëtë në ditën e parë të këtij viti.….Gëzuar e mbarësi në Vitin e Ri 2021 edhe për ju e familjen tuaj, si dhe për të gjithë Shqiptarët kudo që frymojnë….Mirëbesimi dhe mirëkuptimi reciprok janë një çelës i artë në përballjen me këtë flamë mbarëbotërore, sikundër është përballja me infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19….Together forever”, shkruan Kalo.

KOHË KOVIDIANE….Një prej “dhuratave” të para që mora për këtë Vit të Ri 2021…MIRËNJOHJA flet kurdoherë me fjalë zëmre...

Posted by Tritan Kalo on Friday, January 1, 2021