Biznesmeni serb: Haradinaj mbrojti
Patriarkanën e Manastirin në Deçan

Biznesmeni serb: Haradinaj mbrojti<br />Patriarkanën e Manastirin në Deçan
Biznesmeni serb i lindur në Pejë, Bogoljub Kariç ia ka lënë meritat kryesore Ramush Haradinajt pse në vitin 2004 s’kishte ndodhur asgjë e keqe me Patriarkanën e Pejës dhe me Manastirin e Deçanit.

Kariç ka thënë se Haradinaj e ka shpëtuar Patriarkanën dhe Manastirin në Deçan. Për këtë arsye, ai ka treguar se Nëna Fevronija e Patriarkanës ka dashur të vendos një pllakë përkujtimore me emrin e liderit të AAK-së.

Kariq ka thënë se e ka thirre në telefon vëllanë e Haradinaj, meqë, Ramushin nuk e njeh personalisht.

I kam thënë se ju mund t'i ndalni të gjitha edhe në Deçan edhe gjithkund. Patriarkanën e kanë mbrojtur gjithmonë shqiptarët, familja Nikçi”, ka thënë Kariq, në intervistë për një gazetë serb.

Kariç ka treguar se vëllai i Haradinajt i kishte telefonuar dhe i kishte dhënë besën se s’do të ketë kurrfarë rreziku për Patriarkanën.

“Pas 15 minutash më ka telefonuar dhe më ka thënë besën e keni se askush nuk do t’i prekë Manastirin e Decanit dhe Patriarkanën e Pejës”, ka treguar Kariç.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë