Biznesmenit shqiptar i sekuestrohen 6 mln euro pasuri në Itali, në hetim si pjesë e trafikut të drogës! Gëzim Sallakut iu bllokuan edhe 3 mln euro në Shqipëri

Një pasuri me vlerë mbi 5.8 milionë euro i është sekuestruar në Itali shqiptarit Gëzim Sallaku, i dëbuar nga vendi fqinj më shkurt të vitit 2021 si person të padëshiruar dhe të rrezikshëm. Mediat italiane shkruajnë se Sallaku, biznesmeni shqiptar, është në qendër të disa hetimeve.

Policia Financiare e Breshias ka vendosur sekuestrimin preventiv ​​të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme deri në shumën mbi 5.8 milionë euro, pasi e konsideron si person me precedentë të ndryshëm penalë. Në veçanti, sekuestrimi u urdhërua pas hetimeve komplekse të natyrës ekonomike, pasurore dhe të të ardhurave që zbuluan një disproporcion të konsiderueshëm midis standardit të jetesës së Sallakut  dhe të ardhurave të deklaruara nga i njëjti në organet tatimore.

Në sekuestrim janë edhe vila në Sale Marasino dhe hotel Villa Kinzica, që i atribuohet Sallakut. Në të njëjtën kohë, policia gjyqësore ka kryer kontrolle në shtëpi. Gëzim Sallaku po hetohet si pjesë e një hetimi më të gjerë ku përfshiehn 69 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Në qershor 2021 policia shqiptare sekuestroi pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro, në pronësi të biznesmenit Gëzim Sallaku, vëllait të tij Saimir Sallakut dhe një personi tjetër, me të cilin dy vëllezërit kanë lidhje shoqërore, i idnetifikuar si Rabi Kurti.  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vendosi sekuestron preventive për pronat e Gëzim Sallakut,  të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale e tij, të cilat janë të regjistruara edhe në emër të shtetasve vëllait të tij dhe Rabi Kurtit.

Konkretisht:

- Sekuestro 100% të aksioneve të shoqërisë “GSA Sallaku” sh.p.k, me aktivitet “Import, eksport, tregti autoveturash, kamionësh etj”, me seli në Durrës, me ortak të vetëm dhe administrator shtetasin Gëzim Sallaku;

- 2 apartamente, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

- 20.600 m2 sipërfaqe toke arë, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

- 1000 m2 sipërfaqe toke truall, mbi të cilën janë ndërtuar 2 banesa me sipërfaqe 140 m2 secila, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

- Një godinë banimi dykatëshe dhe 2 apartamente banimi, në Durrës, në pronësi të shtetasit R. K.;

13 automjete të markave të ndryshme në pronësi të shoqërisë tregtare “GSA Sallaku”.    

Gëzim Sallaku është një emër i njohur për autoritet, ndërsa u dëbua nga autoritetet italiane më 19 shkurt  pasi Policia e Brescia e konsideroi atë person të padëshiruar dhe të rrezikshëm.

Biznesmeni 48-vjeçar, u kthye në Shqipëri.  Ai ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes së lajmeve dhe hetimeve, Sallaku në Brescia është arrestuar dhe gjykuar disa herë për hetime të llojeve të ndryshme. Nga viti 2002 deri më sot, ai ka qënë i përfshirë në mashtrime në lidhje me shitjen e makinave të vjedhura dhe marrjen e makinerive të vjedhura në përdorim, por jo vetëm. 

Ka gjithashtu hetime për mashtrim dhe evazion fiskal, falimentim të rremë dhe posedim të armëve të zjarrit. Gëzim Sallaku së bashku me 4 vëllezërit është arrestuar në 2018 për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike.  Ata u arrestuan pas një operacioni anti-drogë që u finalizua me arrestimin e 22 personave. Biznesmeni Gëzim Sallaku dhe dy vëllezërit e tij, Gazmir dhe Isuf Sallaku, u liruan më pas nga burgu. Ndërsa vëllai i tretë i Gëzimit, Taulant Sallaku vijon të mbetet i burgosur nën akuzën e përfshirjes në një organizatë narkotrafikantësh dhe armëmbajtjes pa leje.

Po ashtu edhe Rabi Kurti rezulton emër i njohur për policinë, i arrestuar në shtator të vitit 2019, si pjesë e një grupi biznesmenësh që kishin krijuar një skemë mashtrimi për rimbursimin fiktiv të TVSH-së dhe mospagimit të tatim fitimit duke i shkaktuar shtetit një dëm në afro 30 milion euro.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 21/10/2022 13:40

    Ngeli pa perfituar nga amnistia i gjori.

    Përgjigju
  • Lui: 21/10/2022 12:50

    Vetëm në Shqipëri këta që merren me drogë e me kriminalitet quhen biznesmenë.. E pastaj themi pse infektohet shoqëria shqiptare. Kur trafikantit i jepet "titulli" biznesmen, apo halabakut i thuhet i forti i qytetit, mos prisni pastaj nga rinia që të studiojë nëpër shkolla e të bëhen inxhinierë, doktorë, hidraulikë, saldatorë, e kështu me rradhë.. Pastaj ndodh fenomeni që vijnë zanatçinj nga Bangladeshi. Media ka një përgjegjësi të madhe se çfarë shkruajnë dhe çfarë mesazhi japin.

    Përgjigju
  • Na rrofshin diplomat ne te tjereve se kendezat kendojne mbi pleh: 21/10/2022 11:10

    Bravo. Rreth 10 milione euro te vena me veprintari kriminale

    Përgjigju
    • emri: 21/10/2022 18:05

      keto po thone aq paten mundesi te zinin 10. se sa ishin vetem i zoti i punes dhe ata rotull tij e dine ... po crendesi ka ky detaj.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Pretendimi i Balliut: Gjekmarkajt i hipën sipër, policët e sulmuan në mënyrë kafshërore dhe humbi ndjenjat

Pretendimi i Balliut: Gjekmarkajt i hipën sipër, policët e sulmuan në mënyrë kafshërore dhe humbi ndjenjat