VLORË - Në momentin që Vlora s’ka patur energji elektrike është raportuar nga qytetarë për të shtëna me armë zjarri në lagjen Lef Sallat, pranë bulevardit 'Ismail Qemali'.
Kanë qenë qytetarët që kanë lajmëruar policinë rreth orës 18:36, sipas informacioneve të gazetarit Armand Xhelili. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes pas marrjes së njoftimit.
Siç bëjnë me dije burimet, është qëlluar një herë në ajër, teksa ka pasur një konflikt fizik mes disa të rinjsh.
'Në orën 18:36, në sallën operative të DVP Vlorë është marrë një njoftim se në lagjen “Lef Sallata” dyshohet se ka ndodhur një konflikt.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e raportuar, por deri tani nuk janë konstatuar persona të përfshirë në konflikt. Vijon puna për identifikimin e tyre dhe sqarimin e plotë të këtij rasti.
Sqarojmë se, në lidhje me një zhurmë të ngjashme me të shtënë me armë zjarri, po kryhen verifikimet përkatëse nga ana e shërbimeve të Policisë.', njofton policia.
Lajmi ne perditesim...