Blair ishte sot për një vizitë në Shqipëri, si këshilltari i kryeministrit Edi Rama. Gjatë intervistës së dhënë për gazetarin Sokol Balla në emisionin “Top Story” në Top Channel, Blair flet për luftën e Kosovës, ndërhyrjen ushtarake dhe periudhën e tanishme si këshilltar i i qeverisë shqiptare.
"Ne do të mbulojmë një sërë shpenzimesh për projektin dhe në fakt do të duhen të mbulohen nga bashkësia ndërkombëtare nga donatorët. Kështu veprojnë vende të ndryshme në të gjithë botën. Unë jam i gatshëm të mbuloj infrastrukturën time, por sigurisht nëse do të marrë një person tjetër që do të punoj për zyrën tuaj sigurisht që do të kujdesem të siguroj fondet e duhura nga bashkësia e donatorëve për të dhe këtë e bëjmë në mënyra të ndryshme, në vende të ndryshme. Këtu në Shqipëri nuk dua të përdoren fondet e qeverisë, është një vend që ka nevojë për çdo qindrakë të përdoret për qytetarët e vetë dhe në këtë rast do të përdorim fondet e donatorëve të ndryshëm. Këtë punë nuk e bëjmë vetëm ne, por edhe të tjerë, mendoj se dallimi mes organizatës time dhe konsulencave ndërkombëtare është se unë besoj se duhet të ekzistoj një ekip në vend, që të jetoj dhe punoj këtu, për të mos ardhur me avion herë pas herë. Por ekipi që unë do të sjell këtu, do të jetoj dhe punoj krahas shqiptarëve."- tha Blair.
INTERVISTA E PLOTE MARRE NGA TOP CHANNEL
Z.Blair, ju jo vetëm nuk jeni i panjohur për shqiptarët, por jeni dhe shumë popullor, sidomos për shkak të Kosovës, tani ndoshta dhe pak për shkak të Edi Ramës por këtë do ta shikojmë. Por kur dhe si keni dëshuar për herë të parë të flitet për Shqipërinë dhe shqiptarët?
Kur isha ende i ri, student në Angli, Shqipëria konsideroj pothuajse si një vend i fshehtë, askush nuk e dintë se çfarë ndodhte në këtë vend. Pastaj befas, me përbërjen e Bashkimit Sovjetik, njërëzit për herë të parë u vunë në djeni për Shqipërinë. Por hera e parë kur doli në skenën ndërkombëtare ishtë gjatë ngjarjeve tragjike në Kosovë. Për mua Shqipëria ka qenë një vend magjepsje dhe interesi por nuk është se dija me të vërtet ndonjëgjë.
Në fakt Britania e Madhe është shumë popullore, por jo vetëm për shkak të Pitkinit..
Mëqe ra fjala dhe mua më pëlqen shumë Pitkini dhe mbaj mend që ju thosha njerërzve që ai është shumë popullor në Shqipëri dhe ata habiteshin, më pyesnin me: me vërtet është kështu? Gjithmonë doja të merrja një konfirmim për këtë…
Mund t’jua konfirmoj që ishte popullor këtu. Por nuk e di sesa popullor ishin shqiptarët në popullaritetin e Pitkinit në Britani, pasi kujtoj lajmin e madh tek gazeta Sun “Vdes miku i madh i shqiptarëve”, këtë nuk e donim realisht. Megjithatë ne jemi ndjerë afër Londrës, por nuk e kemi ndjerë Londrën, afër nesh. Kemi pasur gjithmonë përshtypjen se britani e madhe nuk ka ndonjëfar interesi për Shqipërinë. Përse ky perceptim sipas jush?
Kjo mbase sepse siç e thashë më lart për një kohë të gjatë Shqipëria e kishte mbyllur vetën e saj jashtë botës. Unë mendoj se sot ka vërtet një interes për Shqipërinë, por kjo për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur, pjesërisht për shkak edhe të përfshirjes sonë në Kosovë. Unë mendoj se ekzsiton një ndjesi se Ballkani po ndryshon, si rajon dhe Shqipëria është në qendër të këtij ndryshimi.
Mëqe përmendet Kosovën në librin tuaj “a Journey” që unë e kam lexuar dhe e kam blerë në Londër dhe një nga kapitujt më interesant të tij, padyshim që është Kosova dhe realisht më duhet t’ju bëjë nja dy pyetje në lidhje me atë përvojë të jashtëzakonshme të atyre viteve tragjike, por dhe historike për Kosovën. Ju ishit para pak kohësh në Kosovë dhe u pritet si një perëndi, pasi besoj para vitit 1999 dhe shumë shqiptarë besonin, se vetëm Zoti mund ta ndihmonte Kosovën. A ishte ndërhyrja juaj e vlefshme në lidhje me atë çfarë ju sot shikoni në Kosovë? A ja vleu ajo ndëryrje në Kosovë?
Absolutisht që po. Fakti është që Kosova sot është e pavarur dhe populli i Kosovës e ka mundësinë që të eci përpara në rajon. Më parë ata përballeshin me persekutim të patolerueshëm. Kështu që unë kam marrë pjesë në shumë ndërhyrje, por mendoj që Kosova ka qenë ndërhyrja e duhur, kështu mendoja atëherë, kështu mendoj dhe tani.
Më kujtohen dy ndërhyrje tuaja në atë kohë, në Sierra Leone, për shkak të afrimit që kishit me këtë vend, nisur nga babai juaj, por dhe në Kosovë që e quajtët, një luftë morale. Përse?
Sepse ishim në fund të një mijëvjeçari, në fillim të shekullit 21 dhe në prag të antarësimit në Bashkimin Europian, ne kishim një spastrim etnik, një persekutim i madh që unë mendoj se binte ndesh me çdo vlerë të Bashkimit Europian dhe me vlerat dhe parimet tona, që njerëzit të jetojnë në paqe. Për mua ishte vërtet një kauz morale, dhe pse mendoj se disa njerëz në vendin tim dhe po kështu dhe Bill Klintoni në SHBA përballeshin me qëndrime të tipit, “çna duhet ne”, “nuk është puna jonë”, por për mendimin tim ishte puna jonë dhe na interesonte. Unë ende besoj se në rast se ti toleron spastrimin etnik, ti jo vetëm ke lejuar këtë spastrim si akt, por dhe ke lejuar që dhe të tjerët të thonë “shiko kjo gjë bëhet dhe bashkësia ndërkombëtare nuk ndërhynë” dhe ky është një mesazh shumë i keq. Dhe kur kam vizituar kampet e refugjatëve, kur bisedova me njerëzit e thjeshtë atje dhe e kuptova sesa kishin vuajtur, e kuptova që po të qëndronim mënjanë në një kohë që mund të ndërhynim dhe i kishim mjetet për ta bërë këtë, do të ishte tërësishte gabuar. Sepse është e pjesë e sistemit tim të vlerave që në fillimet e politikës, që bashkia ndërkombëtare duhet të tregoj solidaritet në të gjitha ato vende ku ka shtypje.
Ju vizituat Tiranën, në vitin 1999 dhe në librin tuaj ju flisni shumë për vizitat në kampet e refugjatëve, por flisni pak në lidhje me vizitën tuaj në Tiranë. Çfarë kujtoni nga kjo vizitë?
Asokohe vizita ime në Tiranë ishte shumë e shkurtër. Në fakt gjëja që vura më shumë re, ishte ajo sesa e pa zhvilluar që ishte dhe sot që jam kthyer në Tiranë, shikoj me të vërtet një qytet krejtësisht tjetër. Këtu njerëzit mund të mendojnë, a po ecim apo jo përpara, por më bësoni, jam një njeri që ka ardhur këtu përpara 14 vitesh dhe kur erdha tani përsëri nuk po e besoja nëse bëhej fjalë për të njëjtin qytet. Mund të them që nuk kishtë shumë për të shkruar në Tiranën e asajkohe, për atë vizitë andej, por besoj do të shkruaj përsëri për Tiranën sot.
Këtu gjetët një kryeministër shumë të ri në moshë, Pandeli Majkon, 30 vjeç. Si e kujtoni bisedën me të?
Më kujtohet sfida e madhe, gjigante që ai kishte përpara dhe një periudhë shumë e vështirë për të. Po kështu vendi sapo kishte dal nga një periudhë e errët, por dhe atëherë pashë që në vend kishte një energji të cilën e shikoj dhe sot dhe jepte shpresë për të ardhmen. Edhe pse vizita ime ishte e shpejtë në një periudhë krize dhe ku unë vetë ndodhesha në një dilemë shumë të madhe, përpara një vendimi të madh për të marrë, e ruaj të freksët atë kujtim të atëhershëm.
Disa burime më kanë thënë që ju patët dhe një incident të vogël, për pak sa nuk u pickuat nga një gjarpër, është e vërtët? Në Elbasan…
Sikur s`më kujtohet (qesh) më duket sikur të tjerët ishin më shumë të shqetësuar për këtë.
Ju folët për ndryshimin e madh që gjeni pas 14 vjetësh dhe brenda kësaj kohe për 11 vite Tirana është drejtuar nga Edi Rama. Për mirë apo për keq Tirana ende ka gjurmët e Ramës. Në fakt a është modeli i Tiranës që ju shikoni sot një model që mund të aplikohet në të gjithë Shqipërinë dhe a mund ta bëjë Edi Rama këtë?
Zhvillimi që ka pësuar Tirana sigurisht që është zhvillimi që kërkon i gjithë vendi. Eshtë një gjë e vështirë, por mendoj se ekzistojnë mundësi për ta bërë këtë. Unë mendoj se Shqipëria është një vend me një potencial, shumë të madh dhe është po ashtu e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë këtë. Pozita juaj gjeografike është interesante, shoqëria po ashtu, përsa i përket besimit, fesë është shumë tolerant, është shumë e qartë presketiva juaj për tu zhvilluar në një prespektivë mbarë ballkanike po kështu dhe aspirate për të qenë pjesë e familjes europiane. Unë mendoj se sfidat janë të qarta, janë të dukshme, por dhe potenciali është i madh. Prandaj është e sigurt që ajo çfarë është bërë në Tiranë mund të bëhet në të gjithë vendin. Por kjo do të kërkoj kohën e vetë sepse është një sfidë e madhe.
Z. Blair çfarë ju lidhi me Edi Ramën, ose më sakt kush ju lidh? Si u prezantuat me një politikan shqiptar që thjesht pretendonte të bëhej kryeministër?
Unë kam disa kohë që e njoh Edi Ramën dhe pas kohës që unë nuk kam qenë më kryeministër kam shkuar në të gjithë botën të ndihmoj qeveritë e ndryshme të realizojnë ndryshimin. Pjesë e këtij projekti është të ndihmoj Shqipërinë, dhe mos ti mbaj anën, asnjërës nga partive politike. Mendoj se deri në fund të vitit do të jenë bërë 20 vende të cilat unë i ndihmoj në mënyra të ndryshme, por qëllimi është të përmbushet kjo sfidë e madhe e qeverisë. Kjo dmth veprim, se nëse nuk tregohesh i kujdesshëm politika mbetet në nivel fjalësh, në nivelin e një vizioni të madh, por puna është ta përkthesh këtë vision në realitet, ti japësh jetë atij. Duhet të përmirësosh jetët e njerëzve, duke nisur nga energjia elektrike, ujësjellës kanalizimet, pastrami, edukimi, shëndetësi e mirë. Këto janë gjëra të rëndësishme dhe unë ndihmoj që këto gjëra të realizohen në të gjithë botën dhe këtë mund ta bëjë, udhëheqësi i një vendi dhe unë po e ndihmoj me sinqeritet që kjo gjë të kryehet dhe vendi të ecë përpara.
Çfarë roli ka Alastair Campbell në afrimin tuaj me Edi Ramën?
Z. Cambell është marrë me fushatën e Ramës, por unë punoj ndryshe, punoj me qeverisjen dhe sigurisht Alastair është një mik i mirë i imi dhe ai e njeh mirë z. kryeministër. Unë nuk jam i interesuar për pasionin politik, por për qeverinë, për vënine në jetë dhe konkretizimin e gjërave.
Ka pasur një debat kryesisht politik nga politika pas deklaratës së Ramës, se Tony Blair do të punoj gratis për qeverinë shqiptare. Por për hir të transparencës z. Blair, mund t`ju pyes se kush paguan charterin tuaj, hotelin, shpenzimet tuaja gjatë vizitave dhe punës tuaj në Shqipëri?
Ne do të mbulojmë një sërë shpenzimesh për projektin dhe në fakt do të duhen të mbulohen nga bashkësia ndërkombëtare nga donatorët. Kështu veprojnë vende të ndryshme në të gjithë botën. Unë jam i gatshëm të mbuloj infrastrukturën time, por sigurisht nëse do të marrë një person tjetër që do të punoj për zyrën tuaj sigurisht që do të kujdesem të siguroj fondet e duhura nga bashkësia e donatorëve për të dhe këtë e bëjmë në mënyra të ndryshme, në vende të ndryshme. Këtu në Shqipëri nuk dua të përdoren fondet e qeverisë, është një vend që ka nevojë për çdo qindrakë të përdoret për qytetarët e vetë dhe në këtë rast do të përdorim fondet e donatorëve të ndryshëm. Këtë punë nuk e bëjmë vetëm ne, por edhe të tjerë, mendoj se dallimi mes organizatës time dhe konsulencave ndërkombëtare është se unë besoj se duhet të ekzistoj një ekip në vend, që të jetoj dhe punoj këtu, për të mos ardhur me avion herë pas herë. Por ekipi që unë do të sjell këtu, do të jetoj dhe punoj krahas shqiptarëve. Së dyti, mendoj se shumë këshilla që ju jepen qeverive nga ana politike janë të mira, por jo nga ana realiste. Kështu që unë do të përpiqem të jap këshilla të realizueshme dhe që fokusohen tek prioritet e qeverisë. Kështu funksionon.
Opozita, por dhe organe të shtypit pranë saj kanë akuzuar Ramën se kompanitë britanike që ai synon të marrë në dogana dhe tatime për administrim, janë nën influencën tuaj. A është kjo e vërtetë?
Tani unë nuk jam kryeministër i Anglisë, nuk mund të ushtroj ndikim në një shoqëri tregtare angleze. Gjithmonë ka debate mes mazhorancës dhe opozitës dhe mua nuk më intereson kjo, ajo që është e rëndësishme për Shqipërinë, disa aspekte si hyrja në Europë, vendosja e infrastrukturës së duhur në vend. Këto gjëra shkojnë përtej debatit politik. Unë nuk dua të përfshihem në politikën e brendshme, është punë juaj kë zgjidhni të drejtoj. Ajo që mua më pëlqen dhe bëj sot nëpër botë është vendosja e lidhjeve midis njerëzve dhe ndihma ndaj qeverive të realizojnë programet e tyre, për ta bërë këtë vetëm për shqiptarët dhe jo për partitë politike. Nuk e di fare për çfarë e keni fjalën kur thoni shoqëri britanike unë nuk kam në kontrollin tim asnjë, as tani dhe as kur isha kryeminsitër.
Cili është roli që organizata juaj do të ketë pranë qeverisë shqiptare?
Sipas mënyrën që ne punojmë, është që ta ndihmojnë qeverinë të vendos prioritet të drejta dhe ta ndihmojë ti zbatoj ato. Përshembull këtu në Shqipëri ka 150 gjëra të ndryshme që ka për tu bërë. Por ajo që mendoj unë është e rëndësishme për qeverinë është të përcaktoj 5 gjërat që vërtet do ta ndryshojnë vendin gjatë 3-4 viteve të ardhshme. Dhe ajo që bëjmë ne është që të ndihmojmë që fokusi të jetë tek kjo prioritet dhe të ndihmojmë në realizimin e tyre. P.sh ju po ecni drejt BE-së, por cilat janë gjërat që do bërë që Europa ta mirëpres hyrjen e Shqipërisë. Mua më është dashur kohë për ti mësuar këto gjatë perjudhës si kryeministër, ndaj mendoj se ndarja e tyre është në favor të qeverive.
Z. Blair cilat mendoni se janë këto priorite ku duhet të fokusohet qeveria shqiptare?
Ka dy lloj çështjet, çështjet që kanë të bëjnë me progresin e Shqipërisë drejt Europës, si sistemi gjyqësor, shteti ligjor dhe gjëra të tjera të rëndësishme dhe pastaj janë dhe grupi tjetër i problemeve, ato që lidhen me problemet e njerëzve, që janë energjia, eduktimi, shëndetësia, vitet e punës, punësimi dhe krahasë saj është dhe prespektiva sesi i zhvillon vendet me fqinjët. Por do jem gati të jap një përgjigje më mirë pas disa muajsh.
Një debat është hapur në vend në lidhje me administratën publike. Nëse do të kishit mundësi ta këshillonit, Edi Ramën për këtë çfarë do ti thonit?
Unë mendoj se sistemi i administrës publike duhet të fokusohet tek realizimi i detyrës, por aspektet politike ju takojnë juve, unë jam, vullnetar këtu. Kam fituar përvojë nga vendet e tjera si të qëndroj larg politikës. Ne punojmë më mirë kur fokusohemi te gjërat praktike. Unë nuk dua të bëjë debat për administratën tuaj publike, ne mund të ndihmojmë administratën tuaj për të bërë punën që duhet.
Në programin e Rilindjes pjesa e shëndetësisë mu duk shumë e ngjashme më atë Britanike. Sa do e ndihmoni ju qeverinë që këto programe jo vetëm ti kopjoj, por ti përshtasë me kushtet e Shqipërisë?
Në veçanti në sistemin shëndetësor ka shumë shëmbuj nga bota, ku ti mund të mësosh. Mund të kësh një system tërësisht publik siç e kemi ne, mund të kesh një sistem privat siç është në SHBA mund të ka kesh të përzier. Ajo që i themi ne qeverisë nuk është se cilin sistem duhet të zgjedhi, por ti japim shëmbujt positive se ku disa sisteme të ndryshme funksionojnë. Puna e qeverive sot ka të bëjë më pak me idologjinë dhe më shumë me zbatimin e praktikës më të mirë. Psh në fushën e edukimit çdo sistem arsimor është duke u përmirësuar, sepse rrugës po mësohet lidhja me teknologjinë dhe elemente të tjera. Qeveria i merrë vetë vetë vendimet, ju këni zgjedhur ata jo mua. Mua më pëlqen të vendos zgjidhet në praktikë.
Ku e bazoni optimizimin për Rilindjen e Shqipërisë?
Unë e besoj këtë, mundësinë e një rilindje për Shqipërinë, tek shoqëria, tek gjografia,tek tolernaca fetare që është e rrallë sot në botë. Po kështu ka shumë shqiptarë që punojnë jashtë dhe konsiderohen si shumë punëtor dhe janë njerëz të angazhuar, ka një ndërthurje e njerëve, kulturës dhe gjeografisë. Ju keni diçka dhe ju po ta shikoni me ftohtësi vendin tuaj, do të shikoni një potencial të madh.
A keni një vlerësim ekstra për Edi Ramën përveç ndihmës për Shqipërinë?
Unë mendoj se ai është njeri me vizon dhe aftësi të jashtëzakonshme, është një person që e respektoj dhe më pëlqen të punoj me të. Por unë nuk punoj me parti, por është e rëndësi është që të zgjedh njerëzit që punoj. Por unë jam këtu për Shqipërinë, lidhja ime emocionale është me vendin në përgjithësi, nuk kam asnjë interes për të ndëryhrë në politikën e brendshme të Shqipërisë.
(Intervista u mor nga Top Channel, titulli i redaksise Shqiptarja.com)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)