Zona euro mund të bëhet problemi kryesor për ekonominë botërore në rast deflacioni dhe dobësimi të kërkesës, theksoi sot kryeekonomisti i FMN-së, Olivier Blanchard.
"Nëse kjo ndodh, do të ishte problemi kryesor me të cilin ekonomia botërore do të përballet", deklaroi eksperti i Fondit Monetar Ndërkombëtar duke paraqitur projekte të reja për ekonominë botërore.
Që prej disa muajsh, FMN ka paralajmëruar kundër rreziqeve për një ulje të çmimeve (deflacion) në zonën euro dhe pasojave mbi aktivitetin ekonomik.
Kryeekonomisti i FMN-së bëri të qartë se nuk bëhet fjalë për një skenar të mbështetur nga institucioni. "Ky nuk është skenari ynë dhe mendojmë se bazat po përmirësohen ngadalë në rajon", shtoi ai, sipas tektit të deklaratës transmetuar për shtypin.
Sipas parashikimeve të reja, FMN-ja ka rishikuar në rënie parashikimet për rritjen ekonomike në zonën euro, në vitin 2014 (-0,3 pikë, me 0,8 për qind) ashtu dhe në 2015-n (-0,2 pikë, me 1,3 për qind).
ATSH
/Shqiptarja.com