BURREL - Nga qyteti i Burrelit ku ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ka qenë i pranishëm në takimin konsultues me shoqërinë civile në kuadër të ndarjes së re administrativo-territoriale të Shqipërisë, i ka bërë edhe një herë thirrje opozitës të bashkohet në këtë proces.
“Ne e mirëpresim çdo kontribut të opozitës për reformën administrativo-territoriale dhe marrim përsipër që të shohim me shumë përgjegjësi opsione konkrete, por duke u fokusuar brenda kalendarit që kemi. Nëse opozita vjen me propozim për ndarjen e re territoriale, ka ende kohë, sigurisht që do të gjejmë gjuhën e përbashkët për ta miratuar këtë reformë në fund të korrikut”- tha ministri Çuçi.
Gjatë konsultimeve në Burrel, të pranishmit diskutuan për projekt-hartën e qarkut të Dibrës,duke u fokusuar në një nga tre zonat funksionale të këtij qarku, atë të Matit. Sipas vlerësimeve të ekspertëve parashikohet që me ndarjen e re territoriale buxheti i investimeve në këtë zonë të përfitojë një rritje prej 60%.
Në dy projekt-hartat e miratuara nga Komisioni Parlamentar për reformën Administrativo-Territoriale, me 39 dhe 47 zona funksionale, qarku i Dibrës është parashikuar të riorganizohet në tre zona funksionale, Dibër, Bulqizë dhe Mat.
Qindra përfaqësues të shoqërisë civile, akademikë dhe qytetarë kanë diskutuar dhe kanë shprehur mendimin e tyre për riorganizimin e njësive të qeverisjes vendore dhe projekt-hartat e propozuara. Në përfundim të këtyre konsultimeve, Kuvendi do të vendosë përfundimisht për ndarjen e re administrativo-territoriale.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com