Bledi Çuçi në Report tv: Rama sheh si kundërshtare të vërtet PD-në dhe jo LSI-në! Shehu: Qeveria të mbyllë urgjentisht kontratat

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi në një intervistë në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv ka folur në lidhje me etiketimet e fundit se kryeministri Edi Rama ka si kundërshtar LSI dhe jo PD.

Këtë Çuçi e ka hedhur kategorikisht poshtë duke thënë se edhe Rama sipas tij e ka pohuar se sheh kundërshtare te vërtet të mazhorancës, PD-në.

"Në gjykimin tim unë si e kam lexuar kryeministrin edhe në dalje publike ai ka qenë i qartë dhe e ka thënë edhe shprehimisht se ne sigurisht kemi kundërshtarë PD. PD e ka thënë, se është një parit e madhe, e dyta më e madhe, dhe është kundërshtari. Madje ai i ka bërë thirrje botuesve të Pd se nuk duhet të bien viktime e lojrave politike që bëhen midis partive sepse nuk duhet të bëhen viktimë e një partie tjetër politike. Rama e ka thënë qartë që PD është kundërshtari jonë i vërtet dhe ai gjenuini. Me lojëra politike përfitojnë dhe parti të vogla dhe për fat të keq nuk e kanë përmirësuar qeverisjen por e kanë përkeqësuar", tha ai,

Ndërkaq Çuci ka dhënë arsyet se përse sipas tij PS meriton një madat të tretë, duke u ndalur këtu te investimet që kanë bërë konkretisht në Gjirokastër.

"Vetëm investimet  e mëdha që po bëjmë ne, vetëm në Gjirokastër, në qytet, është një ndryshim kolosal dhe është kthyer në një destinacion turistik që shumë shpoejt do konkurojë edhe qytetet më të mira në Shqipëri për turizëm. Ata që e ndërtuan 200 vjet më parë, në 2014 e gjetëm me shkresa të ardhura nga UNISCO për ta hequr nga unesco sepse ishte shkatërruar tërësisht. Ne kemi bërë ndërhyrje nga nëntoka, duke e kthyer në një kompleks tërësisht të rikonstruktuar me frymën dhe fizionominë komplet të strukturës automane.

Ti nuk shkoje në Gjirokastër ti kaloje në rrugën kombëtare. Nga Viroi është bërë një pedonale deri në fund të Gjirokastres dhe një rrugë me standarte. Është bërë një rrugë tërësisht me trotuare përfshirë dhe një rrugë e re atë të nancës, urë shekullore", tha Çuçi.

Në fokus ai tha se do të ketë serat dhe se po nxit fermat që duan të certifikohen me global gap, e cila do iu japë mundësinë të rrisin çmimet e produkteve.

"Serat janë një nga pikat tona të rëndësishme ku ne kemi përqendruar sektorin tonë. Politikat tona po japin rezultat. Do mbështesim fermat që duan të certifikohen me global gap. Kjo është mundësie  mirë për fermerin të rrisë çmimin e produktit të tij. Ne po i nxisim dhe subvencionojmë që ta marrin.

Global gap është një agjensi ndërkombëtare që bën certifikime në të gjithë europën. Ata vijnë dhe monitorojnë, shofin serën çfarë plehrash ke, higjienën, që të të japin pastaj certifikatën global gap", tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:05
Shehu: Vaksina kundër COVID do kushtojë 20 dollarë për një njeri, në dy doza! Qeveria të mbyllë urgjentisht kontratat

Ish ministri i Shëndetësiësë Tritan Shehu i ka bërë thirrje qeverisë që të firmosë sa më parë kontrata në lidhje me vaksinën kundër COVID.

Ndërkaq ai ka deklaruar se vaksina do të kushtojë 20 dollarë për një person, në dy doza.

"Qeveria duhet detyrimisht të mbylli kontratat. Mos të thotë fola me kancerlaren dhe Di Majon sa do vijnë nga ky vend nga ai vend dhe në çfarë datash do të vijnë . e patë çfarë bëri kosova ka marrë kredi nga BB.

Duke ndjekur ritmet e vendeve të BE, pse nuk e bën dhe ai këtë gjë em COVAX. 20 dollarë për një njeri në dy doza, ky është çmimi që ka COVAX dhe të tjerat. Ka mundësi të ulet me daljen e vaksinave të tjera. Kjo vaksinë kërkon transport special, kushte të tjera. Vendet e tjera kanë muaj që po përgatiten, po ne ku jemi asgjë, çfarë presim nga qielli apo nga COVAX., COVAX nuk është për standardet tona por për Afrikën Qendrore, ne duhet të luftojmë për standarde europiane.

Kjo qeveri nëse nuk e zgjidh këtë çështje këto javë që kanë ngelur dhe fillojnë që në nëntor, ajo qeveri do të shkaktojë dëme të mëdha ndaj njeriut", tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paradoksi: 17/11/2020 02:23

    Po Tritan Pra$i,Po ja ku na doli Vaksina e Moderna's..94.5për100 efikase..me kosto sh më të lirë..,me 1 dozë..e pa transport special në -70*

    Përgjigju
  • Erik: 16/11/2020 22:28

    Si urdheron bos Tritani, mire qe po i thua ti qeverise se s'e kish ne mend. Se po ha mut kot Rama kur thote qe do kete kerkese te madhe per vaksine, nderkohe qe oferta ne fillim do jete e ulet ndaj po i bejme rixha BE-se te na marre parasysh edhe ne kur te blejne dozat e para per shtetasit e saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë