Më gënjyet, më premtuat se brekët që shisni ju janë të forta, kanë elasticitet, siguri, mbrojtje dhe garanci. Më mashtruat e më thatë që pavarësisht zgjedhjeve të majit 1996 kur vodhët 800 mijë vota e rrahët gazetarët dhe opozitën me Shik-un e Gazidedes, brekët tuaja ishin me mbrojtje matanë oqeanit. Madje, madje edhe 50 miliardë lekët që humba në fajde mi përlatë me justifikimin e futjes poshtë brekëve tuaja.
2300 vrasjet e mënxyrës së 1997-ës i amnistuat "me gjasme grabitjen e brekëve tuaja" dhe deri në vitin 2005 kur erdhët në pushtet, shpresoja në arrnimin e këtyre brekëve...
I mbajta veshur këto brekë pa i ndëruar por mu grisën nga predhat e Gërdecit të Shkëlzen Berishës dhe Fatmir Mehdiut në mars të 2008-ës, mu skuqën nga vjedhja e Sport Klub "Partizanit" të Jamarbër Malltezit, mu zverdhën nga karshillëku i dyqanit tënd moj Arminë në Bllok, mu snajperizuan me 4 vrasjet e janarit 2011, nga pengesa e reformës në drejtësi bashkë me Petrit Vasilin mu ndryshkën, mu vrimosën nga përçarja e yshtur Veri-Jug me Xhelal Mziun, mu këllirosën nga prudenca që i bëni Ilir Metës si familje biologjike dhe politike derisa sot mi zhveshi Amerika. Mi zhveshi e më la nudo, cullak krejt fare por teksa eci rrugëve kështu lakuriq ndihem më rehat me allatet lëshuar sesa mbuluar me brekët e stiluara nga Sali Berisha.
Ndihem rehat dhe i çliruar pa brekët që bleva te ju në vitin e largët 1992. Brekë të vjedhura, të grisura, të gjakosura, të ndyra, të zverdhura nga dhjerja e barkut që u shpëlau sot!
/a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria mbetet me një Gjykatë Apeli në Tiranë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
35.4%
-
Të gabuar
55.3%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 1728
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Berisha nga ithtar i 'bashkimit', në ithtar të vulës
1 Shkurt, 20:13
-
Ylli Pata: Celibashi, si oligarkët mediatikë të 'Foltores'
1 Shkurt, 19:31
-
Protesta e 11 shkurtit, Berisha mbledh grupet e punës në selinë blu
1 Shkurt, 19:23
-
Grupimi i Berishës sërish kërkesë Kuvendit për mocion me debat për ‘McGonigal’: Të jetë pa limit kohor, çdo deputet të shprehet
1 Shkurt, 17:43
-
Carlo Bollino: Ja ku gënjen Berisha mbi agjentin e FBI, dhe pse as në 11 shkurt nuk do ketë asnjë ''uragan popullor'' kundër Edi Ramës
1 Shkurt, 17:39
-
Gjykata e Posaçme 'luftë' me SPAK për hetimin e pasurisë së Metës dhe Berishës, prokurorja Manjola Kajana bën rezistencë, ankimon në Apel urdhrin për nisjen e hetimeve
1 Shkurt, 15:36
-
Berisha akuzon ashpër ambasadoren Yuri Kim: Një McGonigal me fustan! U përpoq të manipulonte deputetët e opozitës
1 Shkurt, 14:01
-
Interpelanca e kërkuar nga Alibeaj për McGonigal, Berisha: Bashkërendon aksionin me padronin e tij! Bllokuan kërkesën tonë për debat
1 Shkurt, 13:59
-
Është i përjashtuar nga seanca, Berisha sfidon Kuvendin: Nesër do bëjmë parlament, s’ka masë që na ndalon! Rama kërkon ta kalojë me Alibashën
1 Shkurt, 13:22
-
Frrok Çupi: Pse këta mësojnë kaq shpejt emra agjentësh?
1 Shkurt, 09:14
-
Berisha në të gjithë ekranet lajmeron: Rrezikohet kthimi i monizmit në Shqipëri
31 Janar, 20:26
-
Berisha: Protestë kombëtare më 11 shkurt, Rama të largohet! Mark Rossini, ortak i zyrtarit të FBI, loboi për shkatërrimin e opozitës! Ka të tjerë në SHBA e BE
31 Janar, 19:21
Ar Mina, mos u merzit. Ka ishuj kudo.Nuk e blen dot nga perendimi? Blije nga lindja,per inat te amerikes
PërgjigjuZ. Bledi t’u shtofte jeta!! Me e goditur se kaq nuk ka ku te shkoje fjala jote! Bravo!
Përgjigju