Bledi Mane, një ndër hyrjet më të reja brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ ka dalë në nominim me çiftin Kiara-Luiz. Bledi është konsideruar si një personazh i fortë dhe një njeri i formuar nga banorët brenda shtëpisë, e ndonjëherë i vështirë për t’u përballuar, kjo edhe sipas Luizit.
Por, në mbrëmjen e sotme, Bledi ka kërkuar që të largohet nga spektakli dhe nga gara për çmimin e madh në mënyrë që të qëndrojnë ende brenda shtëpisë Luizi dhe Kiara. Kjo gjë nuk pranohet nga produksioni pasi publiku ka votuar dhe secili nga votuesit e ka shprehur qartazi mendimin e tij. Kështu, që Bledi do vazhdojë të jetë pjesë e Big Brother deri në njoftimin zyrtar se cili do jetë personi që do largohet nga shtëpia.