Bledi Mane thumbon Kiara Tition: Zgjohet duke menduar për Bora Zemanin

Bledi Mane thumbon Kiara Tition: Zgjohet duke menduar për Bora Zemanin

Kiara Tito dhe Bledi Mane

Bledi Mane thumbues, ironik dhe goditës në deklaratat  e tij, nuk është kursyer as me banorët apo ish-banorët e shtëpisë së “BBVIP” dhe së fundmi, gazetari nuk ka lënë pas as Kiara Titon.

Teksa ka dhënë opinionin e tij për banorët në “TAR”, ish-banori ka komentuar edhe moderatoren, për të cilën tha se ishte një vajzë e mirë por një lojtare mediokre.Sipas gazetarit, Kiara është një vajzë që e adhuron famën dhe zgjohet dhe ngryset duke menduar Bora Zemanin.

Pjesë nga Intervista:

Bledi Mane: Kiara mund të jetë një gocë e mirë, por ishte një lojtare mediokre. Kiara nuk kishte atë energjinë, nuk kishte dallavere si lojtaret e tjera, nuk kishte programuar kë të nxjerr dhe kujt t’i afrohej. Unë vura re që Kiara e adhuron famën. Më vjen keq që e them por Kiara zgjohet dhe ngryset me Bora Zemanin në kokë. Domethënë që kur çohet nga krevati, shkon tek pasqyra, do bëhet si Bora, marrëdhënia e Borës me Donaldin, Bora tek programi, pra Kiara nuk është vetëvetja. Kiara është gocë shumë e mirë…

Blendi Salaj: Kjo është bindja që t’i ke krijuar vetvetiu?

Bledi Mane: Unë nuk dua të mburrem po më fal që po e them, unë brenda shtëpisë jo se isha më i gjati i asaj shtëpie, po unë sinqerisht nuk e krahasoj veten mendërisht me asnjë prej tyre, flas nga niveli i IQ, nuk jam më i miri, por jeta më ka bërë të jem më i lexuar, më i shëtitur, më i bredhur, më i vuajtur, më i argëtuar. Pra duke qenë në raport të tillë me ta, unë i shikoja nga lart sepse ishte shumë e lehtë për të dalluar, në fjalorin e tyre nuk kishte një ilustrim.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anes: 03/06/2023 10:19

    o bledi po nuk krahasohet fare bora me kjaren eshte super yll bora jane larg shume.kjara vec rri ne kurriz te cunave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Sllovenia barazon 0-0 me Anglinë, dy skuadrat kalojnë në 1/8! Danimarka dërgon Serbinë në shtëpi, 0-0 edhe në Munich

Euro 2024/ Sllovenia barazon 0-0 me Anglinë, dy skuadrat kalojnë në 1/8! Danimarka dërgon Serbinë në shtëpi, 0-0 edhe në Munich