Ditën e sotme Heidi Baci, ka qenë e ftuar në ‘Top Albania Radio’ ku përveçëse foli për eksperiencën brenda BBV3, tregoi edhe për jetën e saj pas përfundimit të këtij rrugëtimi.
Ndër të tjera ajo sqaroi edhe marrëdhënien e saj me Bora Zemanin, duke u shprehur se edhe më parë nuk e ka ndjekur në instagram. Mirëpo në momentin që kishte parë lajmet filloi që ta ndiqte pasi kanë raporte shumë të mira.
Si po shkojnë gjërat tani që ke dalë jashtë?

Nuk kam qenë shumë mirë por po ambientohem. Kam qenë pak sëmurë nga ana shëndetësore dhe këto ditë jam më mirë. Kisha një problem me sytë.
Si t’u duk jugu i Shqipërisë pas pushimeve që kalove aty?
Ma kishte premtuar Romeo dhe më çoi. Ishte shumë bukur, më pëlqeu shumë, nuk e prisja. Më pëlqeu deti, perëndimi është shumë i bukur. Unë jam pak romantike por ishte vërtet shumë bukur.
Po marrëdhënia me Romeon si po shkon tani që jeni jashtë?
Është diçka e re jashtë, marrëdhënia është e njëjta. Është pak ndryshe, sikur po njihemi nga fillimi. Në jug nuk ishim vetëm, por shkoi shumë mirë. Unë nuk jam tip që i fsheh emocionet, por ndihem vërtet shumë mirë. Unë jam tip i qetë.
Duke qëndruar këtu, shumë portale aluduan së fundmi për një prishe të marrëdhënies tënde me Borën. Çfarë ke për të thënë për këtë?
I lexova dhe kam shkuar direkt ta bëj ‘follow’. Nuk jam shumë tip Instagrami, nuk merrem shumë. Por më shkruajti dhe ajo që ‘si ka mundësi’. Unë jam tip i qetë. Mund të qetësoheni, jemi ‘OK’.
Xh.K/Shqiptarja.comKomente

