Deputeti i Partisë Socialiste së bashku me bashkëshorten e tij Norën, janë bërë prindër për herë të dytë. Rreth orës 5:30 të mëngjesit të ditës së martë, bashkëshortja e deputetit, ka sjell në jetë vajzën e saj të parë, që e ka pagëzuar me emrin Ambla. Ambla është një zgjedhje e babait të deputetit, i cili ka menduar ti vendos këtë emër të veçantë vogëlushes. Pas Aron, që mban emrin e Norës nga ana e kundërt, Ambla është pjesëtarja më e re e familjes Klosi. Mami Nora që bashkë me vogëlushen gëzojnë shëndet të mirë , në mesazhin dërguar miqëve të saj të afërt thotë se, “Aroni u bë me një motër të vockël dhe të bukur, dhe Ambla na e ëmbëlsoi jetën”. Ne i urojmë jetë të gjatë dhe të lumtur të ëmblës, Ambla.
Su/ Shqiptarja.com