Deputeti socialist Blendi Klosi, i është përgjigjur akuzave të opozitës se 1 milion shqiptar janë larguar nga vendi gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Teksa ka folur sot në Kuvend për takimin e mbajtur në Milano (26 maj) me shqiptarët që jetojnë atje, ai tha se pjesëmarrja në atë takim tregoi të kundërtën.
“Mijëra shqiptar u mblodhën dje në Milano, u mblodhën së bashku nën himnin kombëtar dhe flamujt kuq e zi, me moton: “Krenar për Shqipërinë”. E morët përgjigjen për atë që u tha se 1 milion shqiptar janë larguar gjatë qeverisjes së Edi Ramës nga pjesëmarrja nga ai takim në Milano”, tha ai.
Klosi bëri thirrje që të votohet projektrezoluta e propozuar nga PS për të luftuar korrupsionin.
Ai hodhi akuza në drejtim të opozitës duke thënë se e vetmja gjë që bëjnë është të mos marrin pjesë dhe të bojkotojnë procese të rëndësishme.
“Sot PS dhe kryeministri Edi Rama i bënë thirrje Kuvendit që të marr pjesë në reformimin e shtetit shqiptar për të shkuar drejt një shteti europian, për të pasur më shumë luftë kundër korrupsionit dhe fenomenit të pandëshkueshmërisë. Kjo është thirrja që vjen sot në këtë parlament dhe kërkon vullnet politik nga klasa politike. Lufta antikorrupsion është lufta e përbashkët dhe duhet që të ishte kali i betejës për opozitën. Refuzuat të merrni pjesë në reformën territoriale, të merrni pjesë në votim, bojkotuat parlamentin, bojkotuat reformën në drejtësi. Ballkoni i non gratës ju ka hedhur sirën dhe s’ keni mundësi që të merrni vendime”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Miratohet me 76 vota pro Rezoluta anti-korrupsion e PS, Rama: SPAK nuk preket! 2 deputetë të opozitës kundër, të tjerët s'votojnë
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3456
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama në Abu Dhabi për Javën e Qëndrueshmërisë, marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e bujqësisë dhe financave
14 Janar, 17:07
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Dosja ‘Xibraka’, Bardhi i kërkon informacione Dumanit: Mbyllja e dosjeve pa transparencë tregon se drejtësia ruan të paprekur personat me pushtet politik!
14 Janar, 15:06
-
Reshjet e dëborës në vend, Rama: Borëpastrueset në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa
14 Janar, 13:04
-
‘S’ke rrugë për Giro d’Italia’, Rama i përgjigjet komentuesit: Certifikatë e një Shqipërie të rilindur! Vite më parë ishte ëndërr me sy hapur, sot realitet
14 Janar, 12:34
-
‘Giro d’Italia’ nis nga Shqipëria, Rama: Do të ndiqet nga 200 televizione të botës e afro 800 mln shikues
14 Janar, 08:34
-
Ylli Pata: Efekti politik i kundërsulmit total të Edi Ramës
14 Janar, 07:57
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
Kryeministri Rama lancon rubrikën ‘Çkemi ndonjë të re...?!’: Drejt Romës për ‘Giro d’Italia’, do na ndjekin 800 milionë shikues, ngjitje drejt 2030-ës në BE (VIDEO)
13 Janar, 15:39
-
Basha: Rama dhe shpura e tij, e ka kthyer korrupsionin dhe lidhjen me krimin në kriter për qeverisjen e vendit
13 Janar, 15:27
-
Berisha e Bardhi i ‘turren’ sërish Olsi Ramës! Pretendimi i ish-kryeministrit: Letër anonime në BKH, Olsi në foto me drejtuesin e bandës së Xibrakës
13 Janar, 13:47
-
Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë
13 Janar, 13:32