Bleona Qerreti: Jeta ime e re pa
Ganin, u divorcova pa asnjë qindarkë

Bleona Qerreti: Jeta ime e re pa<br />Ganin, u divorcova pa asnjë qindarkë
Thjeshtësia dhe sportiviteti janë dy karakteristikat që i bien në sy sa e takon. Bëhet fjalë për show-girl Bleona Qerretin, e cila në një intervistë ekskluzive për gazetën “Shqiptarja.Com” rrëfen jetën e re pa Ganin, një lidhje e gjatë të cilës i ka ardhur fundi me një mirëkuptim nga të dy palët, përgatitjen për reality show-n që do të jetë një “boom” artistik në Hollyvud si dhe sfidat e saj përballë publikut amerikan.

Edhe pse po tenton të arrijë vëmendjen e mjaftueshme të publikut dhe producentëve atje sipas këngëtares do të arrijë të prek Hollivudin pavarësisht çdo çmimi që do të paguaj, qoftë kjo dhe jeta private. Ndonëse jo të martuar ligjërisht me biznesmenin Gani Bardha, marrëdhënia e tyre dashurore është mbyllur me konsensus. Ajo që pritet gjatë këtij viti me shumë entuziazëm nga Bleona, është realizimi i projektit të rëndësishëm televiziv, për të cilin nuk i tregon detajet për shkak të kontratës që ka nënshkruar.

bleona qereti

Ardhjet tuaja në Shqipëri nuk janë të shpeshta, por në momentin që prek tokën shqiptare buja mediatike të “mbyt”. Si ndjeheni?
Ndihem tërësisht e përkdhelur, sidomos nga mediat shqiptare! Mua më intereson pozitiviteti i kësaj përkëdhelje mediatike, pastaj varet si i interpretojnë gjërat. Në momentin që publiku më do shumë dhe media më do, kam vendosur që gjërat ti interpretoj me pozitivitet në përgjithësi për jetën time artistike. Edhe kjo dyndja e mediatike ka ardhur si pasojë e punës sime 20 vjeçare. Bëjmë çdo gjë që njerëzit të na kushtojnë vëmendje, këngën, koncerte, video, net pa gjumë, etj. Në momentin që media na pushton atëherë kemi një problem, pasi nëse dëshiron të jesh i famshëm duhet të paguash këtë çmim, por nëse këtë trysni nuk e përballon atëhere shkon e puno në punë të tjera.

Ardhja juaj në Tiranë përkon me diçka konkrete...?
Ardhja ime në Tiranë është thjeshtë private. Mami me babain u kthyen nga Amerika para një muaj bashkë me qenin dhe unë erdha deri në Londër për disa punë në lidhje me muzikën! Është turp të prekësh Europën dhe mos të marrësh avionin dhe të prekësh sërish tokën shqiptare.

Me çfarë po merret Bleona, pasi rrjetet sociale flasin për një ‘show’ të madh televiziv në Amerikë?
Unë kam mbyllur kontratën për një reality show me një nga televizionet kombëtare, emrin e të cilit nuk mund ta bëj të ditur për arsye kontraktore sepse në shtator do të nisin fushatën publicitare. Fotot që janë shfaqur në rrjetet sociale, janë foto shumë të monitoruara sepse nuk më është lejuar të flas. Unë di të them që jam shumë e obsesuar me punën time ku punoj 24 orë në ditë non stop. Do të ishte e pamundur për mua që mos të merresha me muzikë, pasi muzika është jeta ime.

Po përsa i përket jetës tuaj private. Gjithmonë jeni përfolur mediatikisht për lidhjen tuaj me Ganin, si qëndron e vërteta?
Marrëdhënia ime me Ganin ka marrë fund. Ishte një domosdoshmëri që unë të nxirrja llogjikën përpara zemrës dhe të lija mënjan të gjitha egot që karakterizojnë natyrën njerëzore në këto raste. E para, unë nuk kam të drejtë që të ndalojë tjetërkënd për të jetuar vetëm për egot e mija personale, të paktën ligjërisht. Që do të thotë se, gjatë kohës që unë bredh nëpër avione, Kane, Londër, Abu Dhabi, Moskë apo nëpër studio deri në 7 të mëngjesit nuk mund të ndaloj dikë tjetër legalisht, që ai të vëri jetën e tij në pritje, duke pritur që gjërat të ndodhin në karrierën time dhe pastaj të kemi një jetë bashkëshortore të lumtur. Vendimi ka ardhur sigurisht me shumë dhimbje, nuk është një gjë që zemra ime e pranon, por unë dua të jem ferrë përpara Zotit dhe kur ta shikoj veten time para pasqyrës të them se kam marrë vendimin e duhur dhe të drejtë. Ajo që unë dua të realizoj është që zemrën time përpara Zotit ta kem të pastër dhe të jem e ndërgjegjëshme sesi përceptohen situatat.


Ka opinione në media dhe rrjete sociale se fotot e tua topless kanë ardhur për shkak të pesimizimit që keni pasur pas ndarjes me Ganin?
S’ka lidhje fare. Puna e parë është që unë nuk jam pesimiste pasi karriera ime artistike do të bëjë një ‘boom’ të jashtzakonshëm si asnjëherë më parë. Nuk ka lidhje me pesimizmin, fotot që ju shikoni nëpër rrjetet sociale janë foto që po krijohen për një bazë të re të fansave në Amerikë ku jemi duke përgatitur për sfidë të madhe. Siç ju dhe e dini që unë në fanpage-in nuk kam vetëm fansa shqiptar por edhe të huaj, për këtë arsye ne po krijojmë një bazë që të më njohin, ku në shtator kur të dalin reklamat për show-n ata të kenë një ide se kush jam unë.

Ndaj dhe në kanalin tim ‘YouTube’ gjeni tri-katër gjëra që janë globale, aty nuk gjen asnjë këngë të vjetër timen apo klip, kjo është pak e rrezikshme pasi unë kam fshirë dhe historinë time si këngëtare, një thikë me dy presa mund ta quaj por, ka qenë një hap i domosdoshmë pasi do të nis një ‘Ribrand’ i firmës Bleona. Nuk ka lidhje fare me pesimizmin, nuk kam ardhur në Shqipëri as për tu martuar as për të qenë me dikë... Sigurisht që jam e mërzitur, sigurisht që kam zemrën copë, jemi të gjithë njerëz dhe të gjithë kemi jetë private, por edhe njëherë siç thashë unë nuk mund të obligoj dikë të paktën legalisht të më pres.

Unë kam vendosur që të jem ish-gruaja më shembullore në botë, i kam hapur Ganit “Instagram” dhe “Facebook” ku asnjë ish-bashkëshorte nuk do ta bënte, prandaj unë i uroj gjithë të mirat në jetë dhe të marr një nuse akoma më të bukur se unë. Në qoftë se, ai nuk lidhet me tjetërkënd, as unë se kam ndërmend të lidhem me tjetër njeri, kështu që dua t’iu risiguroj të gjithë shqiptarëve që nuk kam ardhur në Tiranë për asnjë lloj arsye, veç faktit që jemi larg dhe energjitë i kam përqëndruar vetëm tek muzika.

Në fakt, kjo lloj ndjenje mes teje dhe Ganit e ka pasur një histori të bukur në vetvete?
Sigurisht! Është gjëja me e bukur që më ka ndodhur në jetën time dhe ndoshta janë dhe plagët e mija të vjetra të cilat janë shkaktuar me ose pa dashje nga media apo mentaliteti. Unë jam e pavarur, unë punoj shumë fort, punoj çdo ditë për të realizuar ëndrrat e mija dhe nuk i perceptoj dot disa opinione të tipit; Bleonën e mban Gani apo të tipit ata e mbajnë të tjerët? Di të them vetëm këtë, që suksesi im ka ardhur vetëm nga puna ime e palodhshme dhe çmimi që unë paguaj për këtë sukses është absolutisht i lartë në jetën private.

Është e tmerrshme të kesh një kopertinë reviste çdo javë dhe ti të jesh ëndrra e çdo mashkulli në vendin tim, të paktën me aq sa di unë që të mos i ekzagjerojmë gjërat dhe ti të flesh vetëm për 5 vjet dhe njerëzit nuk e dinë fare anën tjetër të medaljes. Ka ardhur koha që unë të jem shembull për të gjithë vajzat shqiptare. Në qoftë se, ata kanë një ëndërr dhe duhet ta realizojnë vetëm ata, nuk ka rëndësi nëse je e martuar apo beqare. Unë ja kam vënë qëllim vetes që do ngjis shkallët e karrierës globale pa mbështetjen e askujt, por vetëm me punë dhe pasion. Mund të quhet egoizëm nga ana ime, por mund të quhet dhe një shembull se çfarë do të thotë të jesh një femër e fortë. Sigurisht që, për këtë çmimi është shumë i lartë por tek e fundit kjo është sfida ime.

Çfarë ka ndryshuar në karrierën tuaj artistike?
Çdo gjë! Ka nisur komplet një epokë e re e emrit ‘Bleona’, duke filluar që nga imazhi, këngët, interpretimi, etj. Asnjëherë nuk i dihet, por unë kam fokusuar të gjithë energjitë e mija tek karriera ime. Pavarësisht paragjykimeve, gjej momentin të shpreh dashurinë time pa kompromis me fansat e mi, pasi në momentin që të do publiku çdo gjë tjetër hidhet poshtë.

Gjatë jetesës tuaj në Los Angeles, kam parë që marrëdhëniet me miqtë tuaj në Shqipëri janë pika juaj e fortë... Ju shqetëson mentaliteti shqiptar?
Unë jam shumë krenare për origjinën time dhe unë jam Bleona nga Shqipëria, gjë që se kam mohuar kurrë. Në janar të 2015-s pasi të mbarojë sezoni i parë i show-t tim nuk besoj se do të ketë një person në Amerikë që nuk do ta di që unë jam nga Shqipëria, ky është një premtim pasi unë kam mamin dhe babain që flasim shqip non stop dhe dalim me flamur shqiptar në Los Angeles dhe bëjmë namin. Kjo është një shuplakë surratit për të gjithë ata që duan një përgjigje, pasi unë jam përgjigje me vepra dhe jo me fjalë. Ka shumë njerëz që shkruajnë lart e poshtë që gjasme unë paskam harruar të flas shqip? Jo! Unë jam e para shqiptare e lindur dhe rritur në Shqipëri që kam dal në një institucion kombëtar amerikan dhe kam folur shqip me flamur shqiptar.

Sigurisht, pema me kokërra gjuhet, dhe pas dy dekadash karrierë në muzikë ka ardhur momenti t’iu provoj të gjithë atyre që janë marrë me moralin tim, që sigurisht më ka vrarë pasi nuk ka pasur forcë që ta pranoj pasi kam qenë e vogël dhe nuk dija si të merresha me këtë fenomen. Ndërsa, tani është tërësisht ndryshe, jam shumë krenare për veten time dhe di si ti kthej përgjigje njerëzve. Është folur për moralin tim kur unë isha akoma e virgjër, gjë që nuk është e drejtë përpara Zotit; e dyta kanë folur për financat e mija që mi ka siguruar tjetër kush, gjë që nuk është e vërtetë, kam punuar si qen për çdo gjë që keni parë në televizion dhe e treta është folur për origjinën time ku është thënë që kjo tani do bëj çdo gjë për të prek Hollivudin, video porno, foto toplees etj, gjë që dhe kjo do të vërtetohet në dhjetor të 2014-s se kush është Bleona.

Unë jam ajo që do bëhem e famshe në shkallë globale pa mbështetjen absolutisht të asnjë mashkulli. Pa ekzagjerim dhe arrogancë, ju tregoj se kam një listë shumë të gjatë të gjithë njerëzve shumë të njohur në Hollivud, miliarderë apo biznesmenë që duan të jenë me mua por unë kam kaq respekt për veten time sa që do të pushtoj faqet e magazinave si Bleona, jo si e dashura e këtij apo atij miliarderi. Unë kam aq talente dhe besim në veten time që do t’ia dal! Janë tri gjëra që kam dashur t’ia vërtetetoj publikut me vepra dhe jo me fjalë, dhe kjo është arsyeja që jam ndarë nga Gani pa asnjë qindarkë nga divorci.

Bleona do të kishit dashur të zgjidhnit një rrugë më të lehtë pasi duket sikur ju keni hyrë sfidave?
Pa diskutim që sfidat janë pjesë e karakterit tim! Ka shumë amerikan që nuk e kuptojnë dot këtë këmbënguljen time për ecur pavarësisht barrierave që më dalin para pasi ata nuk e dinë se nga vij unë. Unë i kisha të gjitha në Shqipëri, por në një moment kur ti vjen në majë fillon e ribën analizat vetes. Në qoftë se unë do të shkoja në një vend ku asnjeri nuk më njeh a do isha sërish Bleona? Kjo ishte sfida ime dhe doja t’ia provoja vetes këtë sfidë.

Më herët në Shqipëri keni qenë idhull, keni frikë se jeni harruar në Shëqipëri?
Jo absolutisht! Mua nuk më lenë mediat vetëm për tri sekonda, unë nuk kam lidhje fare me këngëtarët që dalin në televizor duke bërë klipe dhe këngë tek pema, apo të iki të konkuroj me gocat 15-vjeçare, besoj se dhe ju e kuptoni që është tërësisht tjetër linjë.

A ndjeni një show-girl konkurrente në Shqipëri?
Jo! Të paktën jo për trurin tim, pasi mund të ketë shumë njerëz që mund të perceptojnë tjetër person por s’ma do mendja se kam ndonjë konkurrente.

Cila është diferenca që u jep famë sot vajzave nga ajo çka ke marrë ti vite më parë?
Nuk ka diferencë! Tani është tjetër kohë, në krahasim me vitet ’94 ku ishe e njohur pasi ishin konjukturat e tilla. Dy-tri njerëz në atë kohë nuk donin që ti të dilje nuk dilje dot, kjo është dhe faktori që ka ndikur dhe më ka pjekur si artiste pasi unë vij nga ajo lloj kohe. Ndërsa, sot mund të mos shfaqesh ne televizion por ke internet, Youtube, rrjete sociale, etj.

Bleona konsiderohesh si femra më e bukur në Shqipëri, keni qenë e bukur dhe e vogël. Cilat janë kujtimet tuaja nga fëmijëria?
Faleminderit shumë për komplimentin dhe është komplimenti më i madh që kam marrë me sinqeritet. Ne jemi rracë shumë e bukur dhe jam e sigurt që ka femra akoma më të bukura se unë në Shqipëri. Me të vërtetë që kam qenë një fëmijë shumë i bukur, kjo është thjeshtë dhuratë e Zotit. Kam pasur një fëmijëri shumë të lumtur me dy prindër tërësisht të përkushtuar! Kam qenë e përkëdhelur çdo moment, pasi kam qenë në shtëpinë e Pionierit ku ju kam dhënë lule të gjithë udhëheqësave, me një nivel të lartë ekonomikisht vazhdimisht. Prandaj them gjithmonë, kur ti rritesh me idenë se ti je ndryshe vjen një moment që beson vërtetë që ti je ndryshe nga të tjerët.

Një trend i momentit është të qenit nënë, ku shumë femra të njohura të Hollivudit shfaqen shtatëzënë. Ka ardhur momenti dhe për ju?
Sigurisht. Do të ishte një fatkeqësi shumë e madhe në qoftë se nuk do të më ndodhte.

Cila është pika juaj më e dobët?
Emocionet! Jam natyrë emocionale dhe prekem shumë shpejt.

Po më e forta?
Kokëfortësia ime. Kam një shpirt luftarak që s’ta merr mendja, nuk dorëzohem kurrë.


Një udhëtim rreth e qark me Bleonën 

Cili është qyteti më i bukur që ke vizituar?
Nju Jork. E dua shumë këtë qytet ndërsa, qyteti ku unë përfundimisht do të jetoja është Los Angeles. Ndërkaq, Tirana dhe Prishtina janë dy qytete që janë në zemrën time.

Po zona turistike më e bukur që ju ka tërhequr?
Kam parë aq shumë sa nuk më ka bërë përshtypje. Për mua nuk ka rëndësi se ku je, por me kë je. Kam kujtime shumë të bukura nga Prishtina dhe Tirana.

Po libri që keni lexuar me ëndje gjatë udhëtimit cili është?
Lexoj shumë gjatë udhëtimeve dhe libri më i bukur për mua ka qenë “48 leis de Pauling”.

Bagazhet tuaja gjatë udhëtimit janë të mëdha?
Shumë të mëdha. Kam një çantë dore ku mbajë gjërat e domosdoshme. Pastaj me ndjekin bagazhet deri në 7 valixhe. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Korrik 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori