Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti ka uruar nënën e saj në Ditën Ndërkombëtare të Nënës me një postim shumë prekës.

Ajo e ka konsideruar të fortë nënën e saj, e cila ka përjetuar dy ngjarje tragjike, pasi ka humbur dy fëmijë. Në mesazhin e saj deputetja e përshkruan si burim force dhe mbështetjeje në çdo çast vështirësie.

Gëzuar ditën e nënës e shtrenjta ime! Mirësi, urtësi dhe sakrificë për të na rritur plot e përplot me dashuri. Buzëqeshje pafund dhe atëherë kur zemra të pikon vetëm që ne të shohim botën plot ngjyra. Je burim force dhe mbështetjeje në çdo çast vështirësie!”, shkruan Gjylameti.