Blero dhe Teuta: “Jo, ne nuk jemi ndarë”

Blero dhe Teuta: “Jo, ne nuk jemi ndarë”
Pas publikimit të lajmit se Blero dhe Teuta Krasniqi i kanë fund martesës së tyre spekullimet në mediat kosovare vijuan duke përfshirë si shkaktare në këtë histori edhe modelen dhe këngëtaren Morena Taraku. Ajo së bashku me Bleron kanë realizuar këngën “My Love” dhe për këtë arsye marrëdhënia e tyre është parë më dyshim nga mediat. Megjithatë Morena ka reaguar duke thënë: “Po çuditem në çfarë kulture e terrorizmi po jetoj!. Është e turpshme të dëgjoj diçka të tillë, miq kthehen në teorizma që s’kanë të bëjnë fare. Idiotizëm i pa kapshëm. Kush jeni ju të njollosni e të vulosni gjëra që janë në dëmin e një njeriu të pa faj. Blero dhe Teuta janë miq të mi dhe vazhdojnë të jenë. Ta kenë të qartë të gjithë që kjo punë nuk do të ndalet deri këtu, do të vazhdojnë proçedurat gjyqësore. Këtu dua që thashethemet për mua të marrin fund. Faleminderit”, -është shprehur modelja duke e cilësuar çiftin si miq të saj. Gjithashtu edhe çifti i përfolur për ndarje kanë dhënë një deklaratë të përbashkët ku kanë mohuar kategorikisht lajmet e publikuara ditët e fundit:  “Të dashur, me që po e shohim që shumë miq tanë janë shqetësuar për lajmin “Ndahen Teuta dhe Blero” dhe vazhdimisht po na shkruajnë e po na pyesin “a është e vërtetë që jeni ndarë” – po e shohim të arsyeshme të ju japim një përgjigje. JO, ne nuk jemi ndarë. Ne vazhdojmë të jetojmë të tre bashkë si deri më tani. Ndërsa sa u përket proçedurave administrative besojmë që ato janë çështje tona private. Faleminderit për dashurinë, kujdesin dhe përkrahjen tuaj”, -kanë shkruar Blero dhe Teuta.
 
Morena shkaku i ndarjes? Teuta Krasniqi “Është mike e familjes”

Spekullimeve mediatike se ka qenë Morena Taraku shkaku i ndarjes së Bleros dhe Teutës, kjo e fundit I është përgjigjur me një tjetër deklaratë. “Pas shkrimeve rreth "ndarjes" sonë, unë dhashë shpjegim dhe ashtu siç mendon një njeri normal, prita që do të shuhen apetitet e disa gazetarëve, por siç po shihet disa prej tyre "e paskan marrë malin" e paskan shpifur shumë ndytë. Këto shkrime dhe fjalë kanë tendenca të ndikojnë negativisht në gjendjen emocionale të vajzës sonë dhe kjo është arsyeja kryesore pse po shkruaj prapë e po detyrohem të konfirmoj që ne të dy nuk jemi ndarë dhe vazhdojmë të jetojmë të tre se bashku, si deri më tani. Ju ftoj të gjithë juve, gazetarë të nderuar, që nëse keni pyetje apo nevojë për ndonjë konfirmim, të më shkruani në inbox dhe do t’ju përgjigjem, por nuk është aspak në rregull të bëhen shpifje pa kurrfarë baze. Përndryshe, Morena dhe familja e saj janë miq të familjes sonë prej vitesh. Nuk kam qenë asnjëherë pjesë e skandaleve dhe gjithë këto vjet kam investuar me shumë mund në emrin tim, prandaj nuk e lejoj askënd që të shpifë pa kurrfarë baze. Faleminderit për përkrahjen tuaj”, shprehet Teauta në Facebook.Gjithashtu edhe Morena ka shkruar në rrjete sociale duke shprehur indinjatën për këtë çështje.

Ndarja Blero-Teuta, reagojnë mediat: “Sqaroni proçedurat administrative”
 

 Një tjetër reagim ndaj çiftit Blero dhe Teuta ka ardhur nga mediat kosovare duke u ndalur tek  një pjesë e deklaratës së çiftit. Ndonëse Blero dhe Teuta kanë mohuar ndarjen kanë pranuar se janë duke ndjekur disa “proçedura administrative” të cilat nuk kanë duashur ti shpjegojnë për publikun. Mediat kosovare i kanë mëshuar mjaft këtij fakti duke kërkuar më tepër transparencë nga çifti.

Blero dhe Teuta ndahen? Ja spekullimet e mediave

Blero dhe bashkëshortja e tij Teuta Krasniqi mësohet ti kenë dhënë fund martesës së tyre. Këtë e lajm e kanë bërë të ditur mediat kosovare  sipas të cilave të dy kanë paraqitur pranë Gjykatës me kërkesën për t’u shkurorëzuar.Megjithatë mediat kosovare e kanë kontaktuar këngëtarin, i cili i ka mohuar këto zëra.“Kjo është e re për mua, nuk është aspak e vërtetë, disa fjalë qarkullojnë por tash çfarë të bëjmë, ne njerëzve nuk mund të ju mbyllim gojën, sot po e dëgjoj këtë”, -është shprehur Blero.Vetë të afërm të artistëve kanë konfirmuar ndarjen  duke theksuar se kujdestaria e vogëlushes së çiftit i ka kaluar së ëmës.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në