Gjykata e Apelit në Shkup, ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Gruevski u dënua për shpërdorim detyre për rastin Tanku, ku bleu një Mercedes Benz luksoz me vlerë 580 mijë euro.
Gruevski, kryeministër në Maqedoni, qëndroi në pushtet nga viti 2006 deri në 2016, dhe keqpërdori detyrën duke urdhëruar që zyrtarë qeveritarë të blinin këtë makinë nga fondet e buxhetit të shtetit.
Ndihmës-ministri i punëve të Brendshme, Gjoko Popovski është dënuar me 6 vite e 6 muaj heqje lirie ndërsa është duke u zhvilluar një proces i veçantë gjyqësor për këtë rast edhe ndaj ish-Ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Komento
nuk e di pse nuk me botoni komentet e mija por po shkruaj prap ......... ne maqedoni ne kroaci ne greqi e ne te gjith shtetet normale me demokraci kush politikan vjedh shperdoron postin e perfiton nga parate e popullit hyn ne burg.ne shqiperine tone te dashur nuk ndodh e njejta gje. kemi politikane qe i kane duart me gjak e nuk u hyn gjemb ne kembe se jane te gjithe ne nje kazan:mos me prek e nuk te prek. mos e botoni komentin po keshtu ju po luftoni te drejten dhe lirine per te folur se jemi ne demokraci dhe gjeja themelore esht mendimi i lire
Përgjigju