Blini gjëra që nuk ju nevojiten?! Disa këshilla se si të kurseni më shumë para

Blini gjëra që nuk ju nevojiten?! Disa këshilla se si të kurseni më shumë para

Foto ilustruese

Si kurrë më parë blerjet në këtë kohë janë më të lehta dhe të realizueshme brenda pak minutash, kjo falë numrit të madh të dyqaneve online dhe shumëllojshmërisë së zgjedhjeve, kjo e bënë më të vështirë që t'i rezistosh tundimit për të shpenzuar para.

Opsionet e ndryshme në dyqanet online mund të na shtyjnë që paratë tona t’i shpenzojmë në gjëra që mbase nuk na nevojiten vërtetë.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të shikoni atë që tashmë zotëroni.

Duhet të kaloni kohë duke organizuar gjërat tuaja në kategori (p.sh. të palosni të gjitha xhinset veç, të gjitha bluzat, produktet e kozmetikës etj), në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje të shihni saktësisht se çfarë ju nevojitet ose çfarë nuk ju nevojitet.

Kur gjërat tuaja janë të shpërndara dhe rrëmujë, ju mund të keni përshtypjen se po ju mungon diçka.

Është shumë e rëndësishme mbajtja e një ditari blerjesh, ku të shënoni arsyen që keni blerë sa herë që blini diçka. Ju gjithashtu duhet të mbani shënim për shkaktarët e brendshëm që ju shtyjnë të blini.

Ndoshta ju jeni mërzitur atë ditë që bëni blerje, ose jeni të stresuar, pasi shpeshherë ndodh që të bëni pazar për të shpërqendruar veten nga një problem, në këtë rast duhet të mendoni për diçka tjetër që mund të bëni që do t'ju ndihmojë të ndiheni më mirë, si për shembull, të dëgjoni muzikë ose të ftoni një mik për të parë një film.

Mbase mund të duhet pak kohë për të identifikuar dobësitë tuaja, por një mënyrë tjetër për të parandaluar veten nga blerjet është thjesht të mbani më pak para me vete.

Një këshillë tjetër e mirë është të hiqni detajet e kartës tuaj dhe adresën e faturimit nëse ato janë ruajtur në faqet e internetit ku blini rregullisht.

Gjithashtu është e rëndësishme të mbani shënime se sa dëshironi të kurseni, dhe më e rëndësishmja, pse dëshironi të kurseni. Vendosni një buxhet javor ose mujor dhe ngjiteni diku ku mund ta shihni çdo ditë.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë