1721128629_antonyblinken.JPG

Foto: Antony Blinken

Shtetet e Bashkuara besojnë se Irani mund të sulmojë Izraelin brenda 24 deri në 48 orëve të ardhshme. Axios shkruan, duke cituar burime informative, sipas të cilave Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u tha kolegëve nga vendet e G7 të dielën se Uashingtoni beson se një sulm iranian ndaj Izraelit mund të fillojë brenda 24-48 orëve të ardhshme.

Sipas raportit, Blinken foli me homologët e tij në kontekstin e përpjekjeve të SHBA-së për të lehtësuar tensionet në rajon dhe për të parandaluar shpërthimin e një lufte gjithëpërfshirëse.


Lajmi kryesor:

Lufta Izrael-Hamas, Blinken në G7: Irani mund të sulmojë brenda 24-48 orëve! Teherani refuzon thirrjet për moderim, rriten tensionet