Blinken në Tiranë, Shehu: Vizitë e rëndësishme, mesazh për forcimin e faktorit shqiptar në rajon

Vizita e sekretarit amerikan të Shtetit në Tiranë Antony Blinken, është cilësuar si shumë e rëndësishme nga Tritan Shehu, nga radhët e Rithemelimit.

I ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, Shehu tha se mesazhi i SHBA-së do të jetë për forcimin e rolit të faktorit shqiptar në tërësi, me gjithë ndryshimet gjeopolitike që ndodhin në vend.

‘Është një vizitë e rëndësishme. Veçanërisht në kontekstin që bëhet kjo vizitë, për shkak edhe të forcave që vijnë nga lindja për të shtyrë Ballkanin Perëndimor drejt Lindjes. Në një kontekst ku intensiteti është shtuar nga lindja, në Ballkanin Perëndimor po forcohen autokratët.

Është një moment i rëndësishëm, pasi siç duket se po merr rol faktori shqiptar. Mesazh është për interesin e SHBA-së për stabilitetin e rajonit dhe forcimin e rolit të faktorit shqiptar në tërësi për gjithë ndryshime gjeo-politike që po ndodhin në rajonin tonë. Kjo është një vizitë e rëndësishme që i shërben forcimit të marrëdhënieve me SHBA-në që janë shumë të rëndësishme.

Një paralajmërim për ata që duna të krijojnë provokacione e destabilitet në rajon, një pozicion i SHBA-së për të treguar se SHBA mbështet integrimin e rajonit në BE. E ka të rëndësishme pasi Serbia po merr gjithnjë e më shumë një pozicion pro rus.’- tha Shehu.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, arriti në Shqipëri më 15 shkurt për vizitë njëditore. Zyrtari i lartë amerikanë do të zhvillojë takime me krerë shtetërorë, me të rinj dhe afganët që po strehohen në këtë shtet.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë