Blinken niset drejt Izraelit, deri tani janë vrarë 14 amerikanë, 20 rezultojnë të zhdukur

Blinken niset drejt Izraelit, deri tani janë vrarë 14 amerikanë, 20 rezultojnë të zhdukur

1696708990_antonyblinkengtyjt2011231606166749745hpMain16x9992.jpg

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken niset të mërkurën, 11 tetor,  për një vizitë në Izrael ku do të takohet me udhëheqësit e lartë të vendit, tha të martën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Vizita bëhet në shenjë solidariteti me Izraelin pas sulmit të pashembullt të Hamasit që shkaktoi vdekjen e më shumë se 1200 izraelitëve gjatë fundjavës.

Gjithashtu Blinken pritet të shkojë edhe në Jordani dhe vizita do të zgjasë 2 ditë.

“Blinken do të takohet me homologët izraelitë për të diskutuar konfliktin dhe mënyrën më të mirë për të mbështetur Izraelin në luftën kundër terroristëve që nisën sulmet e tmerrshme”, tha Miller.

Presidenti amerikan Joe Biden e kishte bërë të qartë më herët se SHBA-ja ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët e saj izraelitë në rajon dhe në mbarë botën që nga fillimi i krizës.

Biden konfirmoi gjithashtu se shtetasit amerikanë ishin në mesin e atyre që u rrëmbyen nga Hamasi islamik. Ai nuk dha një shifër specifike.

“Të paktën 14 shtetas amerikanë kanë vdekur, deri më tani dhe 20 të tjerë janë raportuar të zhdukur”, tha Shtëpia e Bardhë.

SHBA-ja dhe Izraeli kanë pasur tradicionalisht një miqësi të ngushtë.


Lajmi kryesor:

Lufta në Izrael/ Masakër në Kfar Aza! Hamasi vrau 200 izraelitë, mes tyre 40 fëmijë! Disave u është prerë koka! Biden: Si ISIS, bota në rrezik! 1200 të vrarë, 200 pengje


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

BE vendos për heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës

BE vendos për heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës