Blinken njofton rishikimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjeorgjisë

Blinken njofton rishikimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjeorgjisë

“Gjatë muajve të fundit, partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ në pushtet ka hartuar dhe miratuar një ligj për ‘ndikimin e huaj’ i cili do të minonte lirinë e shprehjes dhe bashkëpunimit, do të stigmatizonte organizatat që u shërbejnë qytetarëve të Gjeorgjisë dhe do të pengonte organizatat e pavarura të medias që punojnë për të siguruar qasjen e gjeorgjianëve tek lajmet e pavarura”, thuhet në një deklaratë të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken.

Kryediplomati amerikan tha përmes deklaratës se në përgjigje të veprimeve të qeverisë gjeorgjiane, Uashingtoni po zbaton një politikë të re të kufizimit të vizave për Gjeorgjinë. Masa përfshin zyrtarë, familjet e tyre dhe bashkëpunëtorët, përgjegjës për minimin e demokracisë në Gjeorgji.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në rrugët e kryeqytetit gjeorgjian, Tbilisi, kundër vendimit të parlamentit për të miratuar projektligjin mbi agjentët e huaj, që kritikët e quajnë një ligj të stilit rus. Protestues dhe anëtarë të opozitës janë dhunuar nga forcat e rendit.

Në deklaratën e Sekretarit Blinken thuhet se qeveria gjeorgjiane ndërmori një fushatë frikësimi dhe dhune për të shtypur protestat paqësore, veprime që dëmtojnë demokracinë gjeorgjiane.

“Mbështetja amerikane për demokracinë në Gjeorgji është e gjatë dhe themelore për marrëdhëniet tona dypalëshe. Kushdo që minon proceset ose institucionet demokratike në Gjeorgji, përfshirë periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të tetorit 2024 në Gjeorgji, mund të konsiderohet i papërshtatshëm për t’u pajisur me vizë amerikane dhe nuk i lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Kryediplomati amerikan njoftoi një rishikim të plotë të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjeorgjisë, me shpresën që udhëheqësit në Tbilisi të rishqyrtojnë projektligjin dhe të ndërmarrin hapat e duhur drejt aspiratave euroatlantike./ VOA

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

“Sa kanë flokë ata, aq shkolla e kopshte kemi bërë”, Veliaj sulmon opozitën: Alternativa e tyre në 2024-ën djegia e gomave e molotovët

“Sa kanë flokë ata, aq shkolla e kopshte kemi bërë”, Veliaj sulmon opozitën: Alternativa e tyre në 2024-ën djegia e gomave e molotovët