Bllokimi i mjeteve lundruese, pronarët në Dhërmi protestë: Po lejohet lundrimi në mënyrë selektive

Pronarët e mjeteve lundruese në Dhërmi kanë dalë në protestë pas bllokimit të lëvizjes në det, marrë shkas nga ngjarja e rëndë në Himarë ku humbi jetën një vajzë 7 vjecare pas goditjes nga një skaf. Ata thonë se prej 4 ditësh nuk po lejohen të dalin në det në mënyrë të padrejtë, ndërkohë akuzojnë policinë kufitare se po ben selektime duke lejuar mjetet të tjera lundruese.

“Të tjerët vazhdojnë hyrje-daljet dhe punën, me letra e pa letra, me licencë e pa licencë. Ndërkohë që ne jemi me letra të rregullta”, thotë njëri prej tyre.

“Unë kam licencë për aktivitet turistik. Këta ma kanë bllokuar mjetin pa asnjë lloj shkaku dhe pa asnjë lloj ligji. Unë ushqej familjen, më kanë bërë shumë dëm”, thotë një tjetër.

Pronarët e mjeteve lundruese në Dhërmi thonë se bllokimi në kulmin e sezonit turistik i penalizon, pasi kanë dokumenta të rregullta dhe paguajnë taksat shtetit. 

Dy dite më parë në një aksion në Dhërmi ne bllokimi e mjeteve lundruese ishte iu pranishëm edhe kreu i policisë së shtetit Gledis Nano qe ka kontrolluar vet dokumentacionet e mjeteve lundruese duke kërkuar bllokimin e tyre derisa të verifikohen.

Policia ka dhënë urdhër që asnjë mjet lundrues pa dokumente të mos qarkullojë në bregdet. Për 4 ditë policia kufitare ka bllokuar 200 mjete lundruese nga veriu në jug, të cilat po kalojnë në filtrin e dokumentacionit ligjor për tu rikthyer në det. Pas bllokimit të mjeteve, pronarët e subjekteve të mjeteve lundruese në Velipojë kanë reaguar duke deklaruar se kanë 14 vite në këtë aktivitet dhe se ky moslejim pa asnjë shkresë zyrtare është i papranueshëm, pasi ato paguajnë taksa si biznes, ndërsa sipas tyre në plazhin e Velipojës nuk është regjistruar asnjë incident, qoftë dhe minimal. Edhe në Vlorë, të shtunën pronarë e administratorë të mjeteve lundruese dolën në protestë pasi prej disa ditësh si pasojë tragjedisë së ndodhur në Himarë, është ndaluar përdorimi i tyre.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim