Pas ngjarjes së rëndë në Himarë ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avida, policia e Shkodrës nuk lejon pronarët e kompanive të cilët janë të licencuar si subjekt privat të nxjerrin mjetet motorike në ujë.
Pas kesaj situate, pronarët kanë reaguar duke deklaruar se kanë 14 vite në këtë aktivitet dhe se ky moslejim pa asnjë shkresë zyrtare është i papranueshëm, pasi ato paguajnë taksa si biznes, ndërsa sipas tyre në plazhin e Velipojës nuk është regjistruar asnjë incident, qoftë dhe minimal.
“Kam 14 vite që punoj këtu, jam zonë emergjente, vetëm hajrin ma ka parë policia, shumë jetë njerëzish kemi shpëtuar. S’po na japin zgjidhje. Me tatime, me letra të paguara, çdo gjë në rregull. Të na japin një përgjigje me VKM, që të paktën në marrim motorët të ikim në shtëpi. S’ka asnjë vendim me shkresë. Na ka dëmtuar se kemi kabina, punëtorë, paguajmë taksa e tatime. Disponojmë 4 mjete. Nuk na kanë dhënë asnjë afat. Aksidente s’kemi pasur. E kam ndihmuar policinë se s’ka pasur skafe në det dhe kam dalur unë për të shpëtuar njerëzit”, u shpreh një pronar biznesi.
Nga ana tjetër, ka edhe qytetarë të apasionuar që kanë blerë motorë uji dhe kanë gjithë dokumentacionin e nevojshëm, por nuk lejohen të futen me to në ujë.
Ata kërkojnë lejimin e përdorimit të mjetit, për sa kohë respektojnë çdo rregull dhe janë me pushime për vetëm pak ditë.
“Gjithçka u bllokua. Nuk kemi gjetur asnjë lloj mundësie. Bëjmë thirrje për të na dhënë një zgjidhje. Dokumentacionet i kemi të rregullta. Kam një motor jet ski. Kemi hasur vështirësi”, tha një pronar motori uji.
Nga ana e policisë se Shkodrës nuk ka akoma një njoftim zyrtar për moslejim e mjeteve të licencuara për të lundruar në plazhin e Velipojës, por pronarët e mjeteve thonë që çdo gjë bëhet me “urdhra absurde”.
Ne këtë plazh operojnë 7 kompani private ndërsa ka pushues tradicionalë të cilët kane blerë prej kohesh motorë uji për t’i përdorur gjatë pushimeve në këtë bregdet.
Edhe në Vlorë, të shtunën pronarë e administratorë të mjeteve lundruese dolën në protestë pasi prej disa ditësh si pasojë tragjedisë së ndodhur në Himarë, është ndaluar përdorimi i tyre.
Vendimet e policisë për të mos lejuar motorët lundrues vijnë pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua më 2 gusht në plazhin e Potamit në Himarë, ku Arjan Tase duke drejtuar gomonen ka goditur për vdekje një 7-vjeçare. E mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia. Tase mori dje masën e sigurisë për akuzën "vrasje me dashje", nga e cila rrezikon 10-20 vite burg.
Mjetet lunduruese të bllokuara në bregdetin e Vlorës nuk janë rikthyer në det. Këtë të dielë në vëzhgimin e Report Tv vërehet se në det nuk ka asnjë mjet motorik të dalë në det të hapur.
Për 4 ditë policia kufitare ka bllokuar 200 mjete lundruese nga veriu në jug, të cilat po kalojnë në filtrin e dokumentacionit ligjor për tu rikthyer në det.
Motorrat e ujit jan nje dem per te hjuthe, ndotin, ekzaltojn idiotet qe ju duket bukur te bejn si idiota, shpresoj kurre ma, gomonet qe trasportojne turista duhet te disiplinohen
PërgjigjuSupozohej qe autoritet ti kishin verifikuar qe ne fillim te sezonit dhe ne vazhdim. 100 struktura e tani e kujtohen te punojne.
PërgjigjuVerifikimi te behet shpejt per keta me letra okay, se gjynah. Aq me teper qe zoteria thote se kane shpetuar njerez, detaj qe ne te indinjuarit s,e dinim.
PërgjigjuDo zoti e na lene rehat per nja 2 jave sivjet pa skafe e motora
Përgjigju