Bllokuan seancën plenare, përjashtohen me 10 ditë nga Kuvendi 23 deputetë të opozitës pas kërkesës së PS-së

Bllokuan seancën plenare, përjashtohen me 10 ditë nga Kuvendi 23 deputetë të opozitës pas kërkesës së PS-së

23 deputetë të opozitës janë përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi, pasi nuk lejuan zhvillimin e seancës plenare ditën e sotme e enjte (19 tetor). Kërkesa për masë disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, të grupimit Berisha-Bardhi, u bë nga 20 deputetë të Partisë Socialiste menjëherë pas shtyrjes së seancës për shkak se opozita uzurpoi sallën, duke përmbysur dhe karriget e ministrave. Në shkresën e depozituar në Kuvend nga Partia Socialiste, kërkohet nga Komisioni i Etikës dhe Rregullores përjashtimi i 26 deputetëve, por në fund u përjashtuan 23 prej tyre.

Konkretisht janë përjashtuar nga Kuvendi për 10 ditë deputetët Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj. Luan Baçi, Letter Geshtenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli. Sorina Kote, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj. 

‘Të gjendur përballë një situate të paprecedentë dhe jo normale në fillim të seancës plenare të datës 19.10.2023, ku deputetët e opozitës në thyerje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bllokuan hyrjen e deputetëve të Grupit Parlamentar të PS dhe hoqën kartat e tyre nga pajisjet elektronike të votimit, duke bllokuar më pas vendet ku ulet Kryetarja e Kuvendit dhe Kabineti Qeveritar, si dhe portat hyrëse të tyre duke vendosur karrige.

Ne këto kushte u bë e pamundur zhvillimi i seancës plenare, duke mos lejuar shqyrtimin dhe votimin e projektligjeve dhe projektvendimeve të parashikuara në rendin e ditës sipas urdhrit te Kryetarit të Kuvendit.

Sa më sipër bazuar në nenin 63, pika 1 gërma d), dhe nenin 65/1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 3. gërma dh) dhe ë), nenin 8. pika 2 gërma b) dhe nenin 33 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si me poshtë:

Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj. Luan Baçi, Letter Geshtenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi. Sorina Kote, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj. Tomor Alizoti, Qani Xhafaj. Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat. Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore.'- njofton Kuvendi.


Lajmi kryesor:

Kaos në Kuvend/ Deputetët e opozitës heqin kartat për të votuar, i bllokojnë vendin Nikollës dhe pengojnë me karrige ministrat të ulen, përjashtohen me 10 ditë 23 prej tyre


M.Q./B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja