Dy nga shqiptarët, Agim dhe Edison Proshka u arrestuan pasi arritën me dy makina në një ndërtesë në Mariano Comense. Nga kontrolli atyre iu sekuestrua 7 kg kokainë, 4.5 kg heroinë, tre armë zjarri dhe municione. Ndërsa në momentin e arrestit, Jurgen Verbofshit iu sekuestruan 5 kg kokainë dhe 550 gr heroinë. Gjithashtu Jurgen Verbofshit iu gjetën dhe sekuestruan në banesë edhe 8400 euro.
Shqiptarë ishin pjesë e një bande që shpërndante kokainë dhe heroinë në Milano, Como, por dhe në qytete të tjera italiane, ndërsa po punohet të vendosur para drejtësisë edhe persona të tjerë pjesë e rrjetit të trafikut.

Shqiptaret e arrestuar ne Itali
d.b/shqiptarja.com






