Një automjet luksoz, Rolls-Royce u bllokua nga Policia e Lezhës, ndërsa për pronarin e tij nisi hetimi pasuror.
Në një njoftim zyrtar, policia tha se pronari i mjetit, banues në Mbretërinë e Bashkuar, nuk kishte dokumentacion të plotë.
Fokusi i policisë është të verifikojë burimin e të ardhurave me të cilat është blerë automjeti përballë dyshimeve se mund të jetë përfituar nga veprimtari kriminal.
Po ashtu, blutë janë fokusuar edhe në zbulimin e origjinës së automjeteve luksoze dhe historikun e blerjes, për të parandaluar trafikimin e tyre.
Njoftimi i policisë:
Strukturat e Policisë së Lezhës kanë intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze, me qëllim evidentimin dhe verifikimin e mjeteve që dyshohet se mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale, si dhe parandalimin e trafikimit të tyre.
Në kuadër të këtyre kontrolleve, strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Policisë Rrugore, kanë kryer kontrollin e një automjeti luksoz që kanë konstatuar në qytetin e Lezhës.
Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare janë kryer verifikime lidhur origjinën, historikun e blerjes, shitjes dhe posedimit të automjetit, mbi pronësinë dhe burimin e të ardhurave me të cilat është blerë automjeti.
Në përfundim të verifikimeve, është kryer bllokimi administrativ i automjetit “Rolls-Royce” për mungesë dokumentacioni dhe ka nisur hetimi pasuror për pronarin e automjetit, shtetasin F. M., banues në Mbretërinë e Bashkuar.
Policia e Lezhës do të vijojë kontrollet e përbashkëta dhe verifikimet ndaj automjeteve luksoze, me qëllim evidentimin e pasurive me burim kriminal dhe goditjen e pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale.
-
Po pse erdhet deri ne lezhe Aty i keni ne tirane i keni perdit a sjane me lekt e krimit Apo gjeni fshatar knej te lodhun dhe bjeri.. Eshte drejtori grumir besoj dhe ka ngel pa lek Se e njeh mire lezhen ky po ska ca ban i ka dale boja
Përgjigju -
Shume shpejt me karroce do ece populli ! Ketu ne gjermani Kane blere India komplet biznese etj nuk merret kush me pallavra makina me krah kundert. Jemi shume mbrapa ne sistemin e globalizimit ku biznesi shqiptar eshte bere kaps
Përgjigju-
Ske koncept ti ceshte demokracia o Mara fatkeqesi tjesh me ty ne nje shtet tr njejte ! Ligjet e kodeve romake Jane ligjet moderne
-
Ju vika keq qe nuk jemi globalizuar per makinat? Po per te zbatuar ligjin jemi globalizuar ? Jeni mesuar me rumpalle , iku koha e sali kerrmes .
-










Komente
Komento