Kryesisht ishin banorët e Zubin Potokut që u tubuan në fshatin Zupç të kësaj komune, duke mbajtur të bllokuar rrugën magjistrale për qarkullim në drejtim të pikës kufitare 31, Bërnjak, për më tepër se një orë, duke kundërshtuar lejimin e lëvizjes së automjeteve të EULEX-it në atë drejtim.
Sipas Policisë së Kosovës, situatë e ngjashme e vendosjes së bllokadës në rrugë dhe kundërshtimit të lejimit të qarkullimit të konvojit të veturave të EULEX-it, është regjistruar edhe në fshatin Banov të komunës së Zveçanit./rg/shqiptarja.com/
