'Astiri'/ Opozita 'sfidon' ligjin! Arrestohet Klevis Balliu dhe 9 protestues, Basha: Nëse marrim 'JO' nga BE, ky është shkaku! (VIDEO)

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe 9 protestues janë arrestuar mbrëmjen e kësaj të diele, pasi kanë bllokuar rrugën në të dyja drejtimet e rrugës si dhe nuk i janë bindur thirrjeve të Policisë. Balliu është një nga deputetët që ka qenë i pranishëm në të gjithë protestat e banorëve të Astirit që kanë zgjatur prej një viti dhe kjo është hera e dytë që arrestohet për të njëjtat akuza.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve duke penguar lëvizjen e lire të automjeteve  është vepër penale dhe dënohet me burg deri në tre vjet burg, por një gjë e tillë nuk i ka penguar banorët të cilët të udhëhequr nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u dolën përpara makinave duke mos lejuar qarkullimin e tyre. Ndërkohë, janë në hetim 5 protestues të tjerë. Mbi ta rëndon akuza për veprat penale: Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”,  “Prishje e rendit dhe qetësisë  publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe  "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i sfidoi hapur këtë të diel ndryshimet e Kodit Penal dhe forcat e shumta të policisë të pranishme në protestë, duke bllokuar rrugën te "Unaza e Re". Ai iu bashkua pasditen e kësaj të shtune banorëve të "Astirit" pas lënies në burg të tre prej tyre dhe ka qenë ai i pari që u doli para makinave, duke bllokuar njërin kah të rrugës.  Në përfundim të protestës dhe pas arrestimit të Klevis Balliut dhe 9 protestuesve të tjerë, gjithë protesta u zhvendos në drejtorinë e Policisë së Tiranës, por pa praninë e Bashës. Ky i fundit, lidhur me shoqërimin e tyre, nëpërmjet një deklarate të shpërndarë në media, tha se "Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, se ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku". 

Bllokimi i rrugëve ka qenë gjithmonë vepër penale, edhe në Kodin e votuar nga Partia Demokratike. Dënimi mbetet i njëjtë, nga gjobë deri në tre vjet burg, dhe i vetmi ndryshim të shtuara pak muaj më parë, është vetëm në një lidhëz, nga “dhe” në “ose”. Me kodin e ri penal, kushdo që vë një pengesë në rrugë, e shkakton ose jo bllokimin e saj, dënohet, ndryshe nga neni i vjetër, ku dënimi me burg ishte vetëm në rastet kur vënia e pengesa shkaktonte detyrimisht edhe ndalimin e qarkullimit të automjeteve në rrugë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:17
Basha i nxiti të bllokojnë rrugën/ Arrestohen Klevis Balliu dhe 9 protestues, 5 të tjerë nën hetim


Tiranë -
Policia e Tiranës ka bërë me dije se për protestën e bërë nga banorët e Astirit mbrëmjen e sotme ku u bllokua rruga, janë arrestuar 10 persona mes tyre edhe ish deputeti i PD, Klevis Balliu. Ka qenë pikërisht kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili nxiti protestuesit të dalin në rrugë dhe të bllokojnë qarkullimin, por megjithatë  ndaj kreut të PD nuk është marrë asnjë masë.
Me ndryshimin e kodit Penal që ka hyrë në fuqi mbi 10 të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale  “Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”,  “Prishje e rendit dhe qetësisë  publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe  "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Të arrestuarit janë: Klevis Balli, 30 vjeç, Kujtim Ylli, Bajram Noka, Benard Nezha, Safet Maksuti, Ruzhdi Maqinaj, Artan Muçmata, Dritan Noku, Andi Sharra
Nën hetim: Gojard Duro, Tomor Noku,  Ervis Hysmeli, Arten Bushi dhe Çoban Murataj

Sipas policisë po vijon puna edhe për identifikimin dhe kapjen e të tjerë personave që bllokuan rrugën. Policia thekson ndër të tjera se në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur thirrjeve të Policisë për të liruar rrugën.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve duke penguar lëvizjen e lire të automjeteve  është vepër penale dhe dënohet me burg. Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e keqpërdorimeve, por të protestojnë në mënyrë të ligjshme dhe në vende ku nuk pengohet qarkullimi i automjeteve.

Ora 22:21
Nënkryetarja e LSI-së reagon për shoqërimet tek Astiri: Qyteti mbahet peng nga krimi i organizuar

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me protestën e sotme në zonën e Astirit ku pas bllokimit të rrugës nga kryetari i PD, Lulzim Basha së bashku me protestuesit e tjerë të Astirit, u shoqëruan ish deputeti i PD, Klevis Balliu dhe 7 protestues.

Sipas Xhixhos kjo që po bëhet tek Astiri është një terror ndërsa hedh akuza ndaj prokurorisë duke thënë se nuk po kryen asnjë veprim procedurial ndaj aferës korruptive tek unaza e Re.

Në fjalën e saj Xhixho i është përgjigjur edhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj duke thënë se banorët e Astirit nuk po mbajnë peng qytetin por sipas saj është ai së bashku me krimin e organizuar.

Reagimi i plotë i Xhixhos:

Si kërkon të integrojë vendin ky kryeministër që dhunon të drejtën themelore të qytetarëve për të protestuar? Ky terror dhe antishtet që po shfaqet sot tek banorët e Unazës së re është fytyra e një regjimi të frikësuar ndaj fjalës së lirë ,ndaj shtetit të së drejtës.

Proçedohen dhe shoqërohen në mënyrë të dhunshme protestues që mbrojnë pronën e tyre nga korrupsioni qeveritar ,ndërkohë që prokuroria nuk kryen asnjë veprim proçedurial ndaj mega aferës së unazës së re ku vidhen 40 milion euro.

Z.Lleshaj nuk po e mbajnë këta banorë peng as qytetin as vendin ,por jeni ju që e keni marr peng me krimin e organizuar dhe bandat me të cilat keni vendosur ta drejtoni. Rezistenca do të vazhdojë e pamposhtur me mbështetjen e gjithë qytetarëve që kanë vendosur të jetojnë të lirë si qytetarë europianë në Shqipëri e jo si skllever të një regjimi dikatatorial.

Ora 21:45
Pasi bllokoi rrugën Basha reagon për shoqërimet: Ngjarje si kjo shkak për një vendim negativ nga Brukseli për negociatat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e Re duke hedhur sulme ndaj kryeministrit Rama. Basha ka thënë se Rama ka arrestuar dhunshëm protestuesit që sipas tij ishin paqësor edhe pse së bashku me të bllokuan rrugën tek Astiri.

Ndër të tjera Basha ka thënë se nëse lajmet nga Brukseli janë negative për hapjen e negociatave askush të mos vë në dyshim se kanë ndikuar edhe ngjarje si kjo e sotmja. Sipas Bashës PD dhe opozita nuk do të lejojë që vendi të mbahet peng dhe do të luftojnë drejt destinacionit të Europës.

Reagimi i plotë i Bashës:

Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro. Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë. Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku. Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane!

Ora 19:56
PD-ja zhvendos protestën te Policia e Tiranës, kërkojnë lirimin e Klevis Balliut dhe 7 protestuesve (VIDEO)

Pas shoqërimit të ish-deputetit të PD-së, Klevis Balliu dhe 7 banorëve të 'Astirit' të cilët bllokuar rrugën pasditen e kësaj të diele, Partia Demokratike ka zhvendosur protestën te Drejtoria e Policisë së Tiranës. Mësohet se personat e arrestuar janë Dritan Noku, Arend Bushi, Andi Sharra, Kujtim Ylli, Ani Murataj, Ervis Hysenli, Gojard Duro dhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu. Siç shihet në video e Report Tv, kësaj proteste i janë bashkuar edhe disa qytetar. Aktualisht i pranishëm në ambientet e Policisë së Tiranë, është ish-deputeti Edmond Spaho, Clirim Gjata dhe Sahit Dollap

Ora 19:24
Momenti kur Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi kërkojnë të kalojnë mes për mes rrugës dhe debati me policinë (VIDEO)

Protestës së Astirti mbrëmjen e sotme i janë bashkuar figura të shumta nga opozita jashtëparlamentare. Përveç kryedemokratit Basha në protestë kanë qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi dhe ish deputetja Albana Vokshi të cilët për disa momente kanë krijuar tensione me policinë.

Edhe pse policia u është drejtuar që të ruajnë qetësinë Bardhi dhe Vokshi kanë vijuar të këmbëngulin që të kalojnë mes për mes rrugës tek Astiri.

"Ju po na bllokoni neve, a je në rregull mo? A mund të kalojmë nga krahu tjetër. " dëgjohet tu drejtohet Bardhi policëve.

Ora 19:07
Pak ditë para vendimit të BE, Basha: Nuk mund të ketë Shqipëri Europiane pa çuar para drejtësisë Ramën

1570986542_bashaaa.jpg

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë para se Këshilli Evropian të japë vendimin për çeljen ose jo të negociatave, Basha tha se Shqipëria nuk meriton të hyjë ne Europë. Sipas tij, po burgosen njerëz të pafajshëm që po mbrojnë shtëpitë e tyre, e ndërsa "kriminelët e mëdhenj", siç ai quan Ramën, janë të lirë. Në fjalimin e tij para banorëve të 'Astirit', Basha tha se nuk mund të ketë një Shqipëri Europiane, pa u vënë përpara drejtësisë Rama, teksa solli në vëmendje edhe figura të tjera të PS-së, si Tahiri, Gjiknuri për të cilët PD-ja i ka akuzuar si të lidhur me krimin.

"Europa e do Shqipërinë. Europa i do shqiptarët. Dështimi i sotëm nuk është dështimi i asnjë shqiptari të ndershëm, nuk është dështimi i Shqipërisë. Është dështimi i një njeriu që ka marrë peng Shqipërinë. Ky dështim mban vulën dhe firmën e të njëjtit njeriu që firmosi dhe vulosi aferrën korruptive tek Unaza e Re, që firmosi dhe vulosi vjedhjen e zgjedhjeve. Pa u hetuar dhe pa u çuar para drejtësisë Edi Rama dhe gjithsecili prej bashkëpunëtorëve të tij nuk ka dhe nuk mund të ketë Shqipëri europiane. Këtë e kemi thënë prej fillimit ne demokratët, ne opozitarët, këtë sot e ka thënë me një gjuhë të qartë edhe Brukseli. Europa ka treguar se sa e drejtë dhe legjitime është kauza me të cilën nisi beteja e opozitës, beteja e Partisë Demokratike dhe aleatëve tanë.

Kjo nuk është një betejë për pushtet. Kjo nuk është nëj betejë për veten tonë. Nuk është betejë për karrige. Kjo është betejë për t’i dhënë fund një herë e mirë jo vetëm këtij regjimi hajdutësh, kriminelësh, pa drejtësi, pa gjykata, një regjimi i cili ka asgjësuar bazën e bashkëjetesës demokratike, votën e lirë. Beteja jonë është që një herë e mirë t’i japim fund këtij tranzicioni të tmerrshëm, plot me vuajtje dhe dhimbje dhe padrejtësi dhe të hapim për të gjithë shqiptarët, pa dallim bindje politike, një kapitull ku politikanët të mbahen përgjegjës para ligjit njësoj si çdo qytetar i thjeshtë dhe sa herë që ta shkelin ligjin, të marrin dënimin e merituar nga një drejtësi e pavarur.

Për një Shqipëri kur kurrë më të mos cënohet vota, vjedhja e votës, blerja e votës, shkatërrimi i zgjedhjeve me krimin e organizuar, kapja dhe blerja e medias, mbyllja e zërit të gazetarit të lirë; janë tipare të një vendi autokrat dhe kriminal. Ato nuk janë tipare të një Shqipërie europiane ashtu siç e duam dhe luftojmë të gjithë sëbashku. Por miqtë e mi, koha kur Shqipëria po ecën indietro po merr fund. Koha kur Shqipëria sundohet nga paligjshmëria do të marr fund shumë shpejt. Gjashtë muaj më parë kur e nisëm këtë betejë, shumëkush nuk besoi, na talli dhe na përqeshi. Sot Europa flet me gjuhën e qytetarëve të bashkuar që duan ndryshim, duan transformim të thellë politik dhe ekonomik që besojnë tek Shqipëria, që besojnë tek demokracia, që besojnë tek liria, që besojnë tek familja, besojnë tek atdheu, besojnë tek Europa", tha Basha.

Ora 19:06
Bllokuan rrugën së bashku më Bashën, shoqërohet Klevis Balliu e 4 protestues tek 'Astiri' (VIDEO)

Në mbyllje të protestës së banorëve të Astirit, ku kësaj proteste iu bashkua edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, policia ka shoqëruar ish deputetin e PD Klevis Balliun dhe 4 nga pjesmarrësit në këtë protestë. Kujtojmë se me miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal, ky kod parashikon dënime deri në heqjen e lirisë për këdo që bllokon qarkullimin rrugor. Në protestën e mbrëmjes së sotme ka qënë vetë kryetari i PD, Lulzim Basha i cili hodhi hapin e parë duke tërhequr protestuesit që të bllokojnë rrugën tek zona e Astirit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një nga të shoqëruarit është Kujtim Ylli. 

Momenti kur shoqërohet nga policia Klevis Balliu
Ora 18:25
VIDEO- Momenti kur Basha u del para makinave dhe bllokon rrugën te 'Astiri', banorët e duartrokasin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me të mbërritur te 'Astiri' u ka dalë përpara makinave duke bllokuar rrugën. Një veprim i tillë ka gjetur edhe mbështetjen e banorëve të cilët e kanë përshëndetur me fishkëllima dhe brohoritje në kor "Basha, Basha".

Ora 18:12
Endrit Braimllari i bashkohet protestës së banorëve të Unazës se re: Rama do gllabëronte 40 milion euro


Sekretari i pergjithshem i LSI, Endrit Braimllari ka shkuar ne mbeshtetje te banoreve te Unazes se re. Ai ka bërë edhe një reagim në rrjetet sociale duke hedhur akuza mbi kryeministrin Rama. Sipas Braimllarit Rama po rrethon banorët e unazës së re me polici.

Reagimi i Braimllarit:
Edi Rama rrethon banoret e unazes se re me forcat speciale sepse po protestojne kunder hajduterise se Edi Rames. Edi Rama vendos forcat speciale kunder qytetareve per te mbrojtur vjedhjen e tij te 40 milion euro. Banoret e unazes se re arrestohen kurse Edi Rama qe do gllaberonte 40 miliom euro eshte i lire.

Ora 18:10
Protesta tek Astiri/ PD: E gjithë policia e Tiranës kundër banorëve


Pasditen e sotme protestës së banorëve të Astirit u është bashkuar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ndërkohë Partia që ai drejton ka bërë edhe një reagim në lidhje me këtë protestë ku shprehen se forca të shumta policie janë kundër banorëve të cilët kanë protestuar paqësisht sipas PD.

Reagimi i plotë i PD:

"Forca te shumta policore kunder banoreve tek Unaza e Re, megjithese keta banore (shumica gra dhe femije) kane protestuar paqesisht.

Prania e pothuaj gjithe policise se Tiranes dhe forcave speciale ne nje proteste qytetare eshte absolutisht e pajustifikueshme"

Ora 17:57
Basha 'sfidon' Kodin Penal, bllokon rrugën te 'Astiri', i bashkohen dhe banorët
1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bllokuar i pari njërin kah të rrugës në "Astir". Një veprim i tillë u ka dhënë zemër protestuesve të cilët e kanë ndjekur më pas, duke "sfiduar" ndryshimet e Kodit Penal, që parashikon deri në 3 vite burg për këdo që bllokon rrugën.

Ora 12:50
Arrestimi i tre protestuesve të 'Astirit'/ Basha: Në 18:30 në protestë me banorët kundër hajdutërisë dhe padrejtësisë

Në një deklaratë që bëri më herët, Basha hodhi akuza ndaj gjyqtarit Arben Micko dhe prokurorit Bledar Maksuti, të cilët vendosën që të linin në burg tre protestuesit e arrestuar tre ditë më parë nga policia se bllokuan rrugën.  

"Me urdhër të Edi Ramës, gjyqtari Arben Micko dhe prokurori Bledar Maksuti mbajtën sot në arrest Skender Dodën, Gramoz Shehun dhe Ilias Katiraj. Tre baballarë mbahen në burg sepse mbrojnë shtëpitë e fëmijëve nga Hajduti Psiqik, Damian Lala dhe Taulant Yaris Bego që duan të vjedhin 40 milionë euro te Unaza e Re. Sot Edi Rama duhej të ishte në burg për veprën kriminale të pastrimit të parave dhe ndërhyrjes me para të pista në fushatën e Presidentit Obama. Damian Lala dhe Taulant Yaris Bega duhet të ishin në qeli, bashkë me Sajmir Tahirin për aferat e tyre hajdutërore dhe bashkëpunim me narkotrafikantët. Me hajdutë në qeveri dhe njerëz të pafajshëm në burg, nuk ka Europë, as zhvillim, as drejtësi. Vetëm largimi i kësaj bande hap rrugën drejt normalitetit dhe mirëqenies. Sot në ora 18:30 të bashkohemi në protestë në krah të banorëve të dhunuar te Unaza e Re, kundër hajdutërisë dhe padrejtësisë", deklaroi më herët Basha.

/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është e mjaftueshme rritja vjetore e pensioneve prej 5 për qind ashtu siç premtohet në programin e Rama 3?

Komento

Komente

  • Ilir: 14/10/2019 10:38

    Po nuk u arrestua Basha, sepse e bllokoi i pari rrugen. Eshte e kote te mbahen brenda te tjeret.

    Përgjigju
  • Erik: 14/10/2019 08:34

    O Bashe, o i lodhur. Kush ka bllokuar, asnjehere s'ka dal i fituar. Je nje deshtak i lindur dhe vazhdon ta udheheqesh PD-ne nga deshtimi ne deshtim. Lolo.

    Përgjigju
  • tori: 14/10/2019 00:07

    Bravo policia.Kushdo qofte duhet te pergjigjet per shkeljet flagrante te ligjeve te shtetit.Po qytetari L.Basha pse nuk u arrest?Ai eshte strumbullari I krejt rremujes.

    Përgjigju
  • O tej: 13/10/2019 23:36

    Klevis Spiun Fari Balliun jo ta arrestojne por tja lerojne me cfar i mban pragu i shtepise

    Përgjigju
  • ERP: 13/10/2019 23:14

    O popull hajde te ngrihemi e ta marrim zvarre kete plehre dhe plehrat e tjete politikane. Zoti ju shuafte me soj e sorollop o qelbesira

    Përgjigju
  • rrofshin tradhetaret e kombit: 13/10/2019 21:53

    po pati lajm negativ thote antishqiptari nga brukseli e ka fajin policia qe shoqeroi keljvisin e babit ne polici/.e ka falin edi qe nuk na le neve tradhetaret e kombit te marrim rrogat tone qe paguhemi per te bere rremuja dhe trazira.se kemi dhe like prethidentin qe na i mbeshtet.ah moj shqiperi sa mekate ke akom aper te lare qe te shikosh nje dite te bardhe??

    Përgjigju
  • asl: 13/10/2019 21:45

    Si futet brenda protestuesit e thjeshte te futen dhe ish deputetet e pd qofte Balliu i Aliu i Basha...ndryshe lironi dhe ata te tre.Perpara ligjit jane te gjithe njesoj.Dogjen shkolla ne Shkoder dhe nuk u mor asnje mase .Ti japim fund ketij fenomeni.

    Përgjigju
  • Arben: 13/10/2019 21:30

    Sa i paafte që eshtë ky njeri

    Përgjigju
  • Papi: 13/10/2019 21:03

    Tani qeveria ka dy rruge ose te fuse ne burg bashen ose te fuse ne byth ligjin qe ndalin bllokimim e rrugeve Edhe franca e beri nje ligj te tille por per ta vene ne praktike shpalli gjendjen e jashtzakonshme

    Përgjigju
    • Bedri: 14/10/2019 11:51

      Shume sakte

    • Arbëri: 13/10/2019 22:37

      Shumë e vërtet !

  • E**A**: 13/10/2019 20:57

    Edhe të të kishte punësuar Rama nuk do i shërbeje më mirë me këtë lloj opozite që bën. Debil.

    Përgjigju
  • Niku Melias: 13/10/2019 20:51

    O Lule po na turpurove fare o matuf.e di ti qe ne PD e Vlores nuk te do me njeri.Ik ore shejtan mos blloko me rruget se nuk ta ka njeri borxh o klloun

    Përgjigju
  • Besi: 13/10/2019 20:42

    Po kete idiotin pse nuk e arrestoni? Ky eshte i pari i budallallekut te vendit per momnetin, i paligjshmerise, i mashtrimit, i talljes. Ta arrestoni mbi te gjitha pse tallet me njerezit atje duke e ditur shume mire te verteten

    Përgjigju
  • YYY: 13/10/2019 20:41

    Zoti Basha vazhdon te mos jape asnje shprese per rimodelimin e taktikave e strategjise opozitare. Sa keq per antaret/simpatizantet/votuesit e djathte. Edhe per vendin, padyshim.

    Përgjigju
  • Italia: 13/10/2019 19:42

    Arqi Gay..,krye shluf..ose tamam si Finokio..Lulushja me floke te lyer me boje indjane..

    Përgjigju
  • Hahaha: 13/10/2019 19:37

    Oooo luliiiii ! Qenke zgjuar nga gjumi o lul ? Na mori malli hahah mos u bej me nerva i qet hahah

    Përgjigju
  • Drejtesi: 13/10/2019 19:37

    Po kujt ja bllokon rrugen ky palosh qytetareve te thjesht qe me gjase jan edhe votuesit potencial te tij.kjo eshte gafa e radhes E Bashistit vazhdo me 'vetvrasje'lul pushka top tu befte.te paste Rama

    Përgjigju
  • tori: 13/10/2019 19:22

    NE SE NUK ARRESTOHET L.Basha mendoj se ky shtet ka falimentuar,ne te kunderten kthehet shpresa e shumpritun per nje shtet qe respekton kushtetuten e ligjet e shtetit.Kjo duhet jene detyra minimale qe Shqiperis ti hapen negociatat per antarsim ne BE.Per te miren e shtetit,per respect minimal te kushtetutes e ligjeve te shtetit shqiptar L.Basha duhet te arrestohet e te denohet se bashku me hajdutat e Astritit qe kan thyer ligjet e shtetit.

    Përgjigju
  • Une: 13/10/2019 19:20

    Kur sfidon shtetin edhe ky bq. Po çe do qe nuk e kapin per flokesh. Ben si i forte

    Përgjigju
  • Pyka: 13/10/2019 18:59

    Te lumtë,pinoku i vogjël!Edhe Atdheu keshtu të do!hahaha!

    Përgjigju
  • miku qe don te miren: 13/10/2019 18:55

    Ska ci ben gomarit i bie samarit.. o palaco po ti vete e ke pranuar ate projekt...Nuk ulet amerika ne tavoline se po del ti ne rruge o l**e..

    Përgjigju
  • tani: 13/10/2019 18:53

    Ligji njelloj per te gjithe.TE ARRESTOHET SA ME PARE KY THYERS LIGJESH.kY ESHTE MESAZHI I BE.NE TE KUNDERTEN SDO KEMI SHTET POR ANARSHI

    Përgjigju
  • Labi: 13/10/2019 18:52

    Nje pyetje kam per Zotin Basha. A do ti bashkohej protestes se pronareve te ligjshem qe u jane marre tokat dhe pronat ( te tilla jane edhe ato tokat e Unazes tek Astiri te uzurpuara) duke dale ai ne balle te protestave per te bllokuar rrugen e per te kerkuar kthimin e pronave te zoteve. Por kete gje veshtire se e ben zoti Basha. Leket e pallatit te vjerrit ne Vlore i mori, kete e ka per show politik.

    Përgjigju
  • Lol: 13/10/2019 18:31

    I ka mbushur poturret

    Përgjigju
  • Popullu: 13/10/2019 18:24

    Atehere arrestojeni kete halabak qe s'pyet per ligjet e shtetit

    Përgjigju
  • Mister: 13/10/2019 18:24

    Ligji duhet te Zbatohet njesoj per te gjith

    Përgjigju
  • ERP: 13/10/2019 18:24

    Te largohet me force dhe t’i behet kallezim oenale. Kujt i plasi per kete zagar?! Ligji eshte i njejte per te gjithe

    Përgjigju
  • edi: 13/10/2019 13:40

    Ke edhe ca kohe per proteste dhe mbyllu ne ate vend qe nese je sebashku me te burgosurit e tjere Hey none zeze Ato jane Ashike dhe shalet e ngjitura do jene problem se nuk do te mbyllen me Shpresoj te shpetosh nga ato Ashike bastarde

    Përgjigju
  • karagjozi: 13/10/2019 13:14

    O shpellar po kush te vjen mbas ty more trushkulur o moster o gjigandi i mbeturinave o qime presh.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Reciprociteti për targat me Serbinë, Kurti: Nuk duam destabilizim, marrëveshja kishte skaduar