TIRANE-Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për tre banorë të 'Astirit' të arrestuar në datë 11 Tetor për bllokimin e rrugës. Eduard Ferhati, Tomor Gjata dhe Ruzhdi Daci janë liruar nga qelia duke vijuar betejën me drejtësinë në masën detyrim paraqitje. Prokurori Bledar Maksuti kërkoi që banorët të qëndronin në burg, pasi ishin edhe me precedent të mëparshëm penal për të njëjtën ngjarje, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.
Por gjyqtarja Rexhina Memlika pranoi kërkesën e avokatit Jordan Daci për ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin e tyre nga qelia. Pas përfundimit të seancës, avokati në një komunikim me mediat u shpreh se vendimi për ndryshimin e masës ishte i drejtë, pasi mungonin provat për t'i mbajtur në burg banorët. "Ishte një vendim i drejtë, pasi mungojnë provat.
Ka nevojë për një hetim për vetë hetimin për të shkuar në këtë situatë. Por kush ishin provat? Bëhej fjalë për video të transmetuara, që as vetë prokurori nuk e dinte. Materialet nuk plotësonin kriteret që të cilësoheshin prova" tha ai.
Ndërsa një prej përfaqësuesve ligjorë të banorëve të 'Astrit' Artan Manushaqe tha për Report Tv se arrestimet janë të paligjshme dhe protesta do të vazhdoj cdo ditë. Ndërkohë që nëntë protestuesit e arrestuar mbrëmë dhe ish-deputeti Klevis Balliu do të dalin para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë ditën e mërkurë.
Ish-deputeti dhe 9 protestuesit u arrestuan mbrëmjen e djeshme, pasi bllokuan rrugën në të dyja drejtimet si dhe nuk iu bindën thirrjeve të Policisë. Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve duke penguar lëvizjen e lire të automjeteve është vepër penale dhe dënohet me burg deri në tre vjet burg, por një gjë e tillë nuk i pengoi banorët të cilët të udhëhequr nga Basha ndaluan qarkullimin e makinave.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.4%
-
Jo
49.7%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2238
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kriza me Gjykatën Kushtetuese, Karaj: Zaçaj ka firmosur mandatin e lënë nga Vitore Tusha deri në mars! Flogert Muça: Amerikanët nuk kanë reaguar, ky është mesazhi!
16 Dhjetor 2024, 22:31
-
Zgjedhjet 2025, PD cakton grupin e punës për fushatën e Tiranës, lista me 36 emra! Nga djali i Sokol Olldashit, Adriana Kalaja, te Asllan Dogjani nën akuzë nga SPAK
4 Dhjetor 2024, 13:11
-
Përplasja me FNSH, në hetim Noka, Bardhi e 4 deputetë! Edhe Hoti për spërkatjen e deputetëve me lëng
18 Tetor 2024, 11:34
-
Protesta e 11-të/ Një grusht njerëzish të Rithemelimit para bashkisë! Djegin goma, policia i fik me ujë! Spraj protestuesve, Balliut e Nallbatit t'i largojë
10 Qershor 2024, 08:17
-
Mbrojtën protestuesin e molotovit që u rrezikoi jetën dhe sulmuan gazetarët! Operatorët e mediave bojkot në bllok përfaqësuesve të Rithemelimit
1 Qershor 2024, 13:11
-
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, në hetim Adriana Kalaja, Sali Lusha, Klevis Balliu, Tedi Blushi dhe 8 protestues
15 Maj 2024, 13:20
-
Rithemelimi e PL molotov e dhunë në protestën para bashkisë së Tiranës, 3 të arrestuar! Tedi Blushi e Klevis Balliu në hetim, edhe Noka organizator (EMRAT)
20 Prill 2024, 11:02
-
Rithemelimi e Partia e Lirisë protestë e zjarr para bashkisë së Tiranës! Hedhin molotovë, gurë e vezë! Flamur Noka e Tedi Blushi prijnë aktet e dhunës
19 Prill 2024, 11:32
-
E ardhmja e opozitës? Debat te '5pyetjet', Lapaj: Të vjetrit kanë prerë 'lisat' e rinj, s'ka garë! Avokat Daci: Berisha dëmtoi veten! Kaso: S'heqim dorë nga kërkesat
8 Janar 2024, 21:22
-
Avokatët e huaj në Tiranë për lirimin e Belerit, Juristi Jordan Daci: Show mediatik! Nëse Rama ndërhyn siç i kërkojnë bën vepër penale
19 Shtator 2023, 19:34
-
Rithemelimi: Zjarrin në ladfillin e Vlorës ta hetojë SPAK
26 Korrik 2023, 16:34
-
Inceneratorët/ Lapaj te ‘5 pyetjet’: Kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal! Gjokutaj: Po e mbajnë pushtetin me dhunë
24 Korrik 2023, 22:20