Vetëm 1 protestues është arrestuar nga Policia e Tiranës pas akteve të dhunës mbrëmjen e 9 shtatorit në protestë, kur bllokuan qarkullimin e rrugëve dhe protestuesit rrethuan edhe një makinë të cilën e sulmuan. 14 protestues të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë, për veprat penale tubim i paligjshme, bllokim rruge dhe prishje e rendit dhe qetësisë publike. Ndërkohë 3 prej të proceduarve do të hetohen edhe për lëndë narkotikë pasi me vete u janë gjetur disa doza kanabisi.


Lajmi kryesor:

Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! 1 në pranga dhe 14 nën hetim! Rama: Kjo është dhunë (VIDEO)