Bllokuan rrugën, shoqërohen 5 protestues tek zona e Astirit/ PD: Policia po ushtron terror, prokruroria të zbatojë ligjin

Bllokuan rrugën, shoqërohen 5 protestues tek zona e Astirit/ PD: Policia po ushtron terror, prokruroria të zbatojë ligjin

TIRANË- Pesë protestues të Astirit janë shoqëruar mbrëmjen e sotme nga policia për shkak se kanë bllokuar rrugën në zonën e Unazës së Re. Ata kanë bllokuar rrugën përgjatë mbrëmjes së djeshme, por edhe sot.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Partia Demokratike. Përmes një deklarate PD thotë se Policia e Shtetit nuk lufton krimin dhe drogën, por ushtron terror ndaj banorëve të Unazës së Re. Ajo i bën thirrje prokurorisë që të zbatojë ligjin dhe të vërë para përgjegjësi penale cdo punonjës policie, që në vend të ligjit, respekton urdhrin politik të paligjshëm të Edi Ramës.

"Me urdhër politik të Edi Ramës, njeriut që kishte planifikuar vjedhjen e 40 milion eurove në aferën e Unazës së Re, Policia e Shtetit po ushtron terror ndaj banorëve të Unazës së Re, medias dhe përfaqësuesve politik të opozitës.

E njëjta Polici që nuk lufton krimin dhe drogën, ka mobilizuar me qindra forca me dhe pa uniformë për të arrestuar, në mënyrë të paligjshme, dhjetëra banorë të Unazës së Re, që mbrojnë shtëpitë e tyre nga shkatërrimi. 

Partia Demokratike kërkon ndalimin e menjëhershëm të dhunës shtetërore ndaj banorëve të Unazës së Re, ndalimin e menjehershëm të arrestimeve të paligjshme që po u bëhen burrave dhe grave të Unazës, që mbrojnë shtëpitë e fëmijeve të tyre nga babëzia e një Qeveria çnjerëzore.

Banorët e Unazës së Re nuk kanë kryer asnjë krim. Ata nuk janë vrasës, trafikantë droge apo hajdutë të pasurive publike. Ata janë njerëz të lirë, që me dinjitet dhe vendosmëri ushtrojnë një të drejtë themelore – të drejën e tubimit paqësor.

E drejta për të protestuar është themeli i një shoqërie demokratike, njohur nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut

Partia Demokratike paralajmëron urdhëruesit dhe ekzekutorët e aktit banditesk të arrestimit politik të qytetarëve se do të përballen me forcën e ligjit. Në burg do të përfundojë secili prej tyre që sot u heq lirinë në mënyrë antikushtetuese protestuesve të Unazës së Re.

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë qenë dhe do të jenë përkrah banorëve të Unazës së Re, falë protestës dhe vendosmërisë së të cilëve, u zbulua një nga aferat më të mëdha korruptive në vend.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë që të zbatojë ligjin dhe të vërë përpara përgjegjësisë penale cdo punonjës policie, që në vend të ligjit, respekton urdhrin politik të paligjshëm të Edi Ramës", deklraron PD.

Sipas ndryshimeve në Kodin Penal, bllokimi i rrugës,vënia e pengesave ose ndalimi i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, hekurudhor, dënohet me gjobë, ose rrezikon dënimin deri në 3 vite burgim. 

Foto shoqërimi i protestuesve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cuf: 12/10/2019 03:25

    Prape mt,,ikni o pleh,ikni o kokegdhe,,,ikni o llum i llumit....

    Përgjigju
  • Arberi: 11/10/2019 23:06

    PD partia destabilizuese e vendit qe financohet nga taksapaguasit ...mjerim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë