Blogerja italiane Chiara Ferragni mbledh mbi 3 milionë euro donacione në vetëm 24 orë për koronavirusin

Blogerja italiane Chiara Ferragni mbledh mbi 3 milionë euro donacione në vetëm 24 orë për koronavirusin

Chiara Ferragni

Blogerja e famshme italiane Chiara Ferragni dhe partneri i saj, reperi Fedez do të bëjnë një donacion për spitalin San Raffaele në ndihmë të trajtimit të rasteve me koronavirus.

Përveç kësaj, ata kanë hapur një llogari në “GoFundMe” për të mbledhur sa më shumë donacione për këtë kauzë.

Në vetëm 24 orë janë grumbulluar më shumë se 3 milionë euro.

Chiara ka ndarë lajmin në Instagram duke i falënderuar të gjithë për kontributin.

"Ne arritëm më shumë se 3 milionë euro në 24 orë nga 165.000 donacione nga mbi 92 vende.

Mbledhja më e madhe e turmave të bëra ndonjëherë në Evropë.

Kaq shumë donacione të tjera për spitalet italiane kanë filluar dje gjithashtu.

Tani besoni kur them ‘fuqinë e ndarjes’? FALEMINDERIT dhe vazhdoni të dhuroni”, ka shkruar Chiara.

Postimi i saj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)